I riu nga Turqia kërkon rrënjët e tij në Ferizaj

0

Mustafa Uğur Gönülal, një i ri nga Turqia,me prejardhje nga Zaskoku i Ferizajt, po kërkon të afërmit dhe pjesën e familjes e cila gjatë shpërnguljeve të para 90 viteve mbeti në Kosovë.

Mustafa i cili është vetëm 19 vjeçar përmes FerizajPress ka kërkuar që të vë kontakt me të afërmit e familjes së tij në Zaskok të Ferizajt.

Ai ka dërguar edhe shumë foto të cilat thotë se janë të viteve 1921-1927 të bëra në Kosovë.
Ai thotë se gjyshi i tij quhej Mustafë ndërsa babai i gjyshit Ramadan, ndërsa emri i nënës së gjyshit ishte Gjemile kurse vëllai i gjyshit quhej Firuz.

Ai ka informatë se familja e tij qysh para 90 vitesh është shpërngulur në Turqi dhe që nga atëherë për shkak të komunikimit të dobët kanë humbur kontaktet me pjesën e familjes së mbetur në Zaskok të Ferizajt.
Për të ndihmuar në kujtesën e gjeneratave më të vjetra të cilat ai shpreson se dikush ka mbajtur mëndë ata që u shpërngulën ka dërguar edhe këto foto dhe kërkon ndihmën e të gjithë banorëve të fshatit Zaskok që të ndihmojnë në gjetjen e trungut familjarë.

11992578_1640271896252713_597639310_n-620x330

11992589_1640271922919377_2071342235_n

Iglesias: Marrëdhëniet perfekte nuk ekzistojnë

0

Enrique Iglesias ka treguar realitetin që ndodh në një marrëdhënie, duke na e bërë të qartë se ai dhe Anna Kournikova nuk do të jetë çifti i ardhshëm që do të ndahet.
Ky vit ka qenë shumë i keq për disa personazhe të famshëm, të cilët i kanë dhënë fund marrëdhënieve të tyre, por këngëtari ka thënë se marrëdhënia e tij me Anna është shumë e fortë pavarësisht se nuk është perfekte.

“Ti kalon momente shumë të bukura, por edhe të mërzitshme. Është pak e vështirë për mua të besoj në marrëdhëniet perfekte pasi për mendimin tim ato nuk ekzistojnë”, ka thënë këngëtari.

Enrique dhe Anna kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që në vitin 2001, por akoma nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Turqia e gatshme për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës

0

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Në këtë takim, ministri Rrahmani pasi ka uruar për detyrën Ambasadoren Kiliç, njëkohësisht e ka falënderuar Republikën e Turqisë për kontributin e dhënë si në rrafshin politik, ashtu edhe në fushën e shëndetësisë për Kosovën.

Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadoren Kiliç, për sfidat e shëndetësisë kosovare, preokupimet dhe prioritetet e MSh-së dhe të arriturat që janë bërë deri më tani duke përmendur edhe zotimin e Qeverisë së vendit, që shëndetësia do të jetë fushë prioritare e investimeve si në ngritjen e cilësisë së shërbimeve ashtu edhe në projekte të investimeve kapitale dhe edukimit të vazhduar profesional.

Ministri ka theksuar punët që po bëhen në ngritjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sistemit të Informimit Shëndetësor, themelimin e Odave të profesionistëve shëndetësor, integrimin e komuniteteve pakicë dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore në mënyrë të barabartë për to, zhvillimin e shërbimeve të reja, etj.

Në këtë kuadër, Ministri Rrahmani tha se edhe marrëveshjet e arritura midis palës shqiptare dhe asaj serbe të dala nga dialogu në Bruksel, të bazuara në legjislacionin kosovar, do të mundësojnë një integrim më të mirë të komunitetit serb në kuadër të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe se të gjitha komunitetet do të trajtohen në mënyrë adekuate për sigurimin e shërbimeve shëndetësore. Ai tha se marrëveshjet e arritura nuk e dëmtojnë sistemin shëndetësor në Kosovë, përkundrazi ndihmojnë në realizimin e projekteve që për qëllim kanë që pacientët në cilëndo pjesë të vendit, të kenë mundësi për shërbime shëndetësore dhe mbikëqyrje nga sistemi shëndetësor kosovar.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kiliç, ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë midis Kosovës e Turqisë në të gjitha sferat, me theks të posaçëm në shëndetësi.

Ajo tha se gjatë mandatit të saj do të jetë e përkushtuar që ta ndihmoj Kosovën në sigurimin e njohjeve të reja, promovimin e saj si shtet i ri, forcimin e bashkëpunimit në arsim , shëndetësi dhe fusha të tjera. Gjithashtu, tha se është e lumtur që shteti i saj përmes Marrëveshjes së bashkëpunimit ndihmon çdo vit nga 100 pacientë kosovarë që të marrin trajtim falas në Turqi për shërbimet shëndetësore që ende nuk ofrohen në Kosovë.

Ministri Rrahmani ndërkaq, duke vlerësuar lart bashkëpunimin edhe me paraardhësen e Ambasadores Kiliç në Kosovë, tha se përveç projekteve të përbashkëta që janë në vijim, interesim i veçantë në të ardhmen do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e edukimit të vazhduar profesional të profesionistëve shëndetësor kosovar, në të cilin aspekt, Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar.

Ish-presidentja e Finlandës më 8 shtator në Kosovë

0

Ish-presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, do të jetë një nga folësit kyç në dy konferenca të nivelit të lartë që do të organizohen nga dy projektet e BE-së, më 8 shtator në Prishtinë.

Këto projekte janë të udhëhequra nga ekspertë finlandezë, të cilët punojnë për zhvillimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Gjatë vizitës së saj të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, presidentja Tarja Halonen do të takohet edhe me partnerë të rëndësishëm të Finlandës dhe udhëheqësit politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe presidenten Afitete Jahjaga.

Finlanda ka qenë një aktor aktiv ndërkombëtar në rindërtimin e Kosovës dhe ka pasur një bashkëpunim të gjatë në fushat e arsimit gjithëpërfshirës dhe mjekësisë ligjore.

Në lidhje me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit të BE-së për Mbështetjen e Plani Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016, të udhëhequr nga institucioni arsimor finlandez Omnia, projekti ka për qëllim të krijojë një sistem të barabartë dhe me cilësi të larta arsimore në Kosovë.

“Programet arsimore të klasës dhe të mësuesve të lëndës janë duke u reformuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Qindra drejtorë të shkollave, mësues dhe përfaqësues të qeverisë shtetërore dhe lokale janë pajisur me edukim të vazhdueshëm, duke u mundësuar atyre për të futur një shumëllojshmëri të metodave të reja të mësimdhënies dhe për të forcuar aftësitë e tyre drejtuese. Përveç kësaj, sistemi arsimor me cilësi të garantuar është duke u reformuar dhe mjediset e reja mësimore janë zhvilluar për të lehtësuar dhe për të nxitur procesin e të mësuarit. Për më tepër, pajisje dhe mjete mësimore moderne janë siguruar për 134 shkolla pilot me mbështetjen e projektit të BE-së.Konferenca mbi ‘Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës Për të Gjithë’, do të sjellë së bashku vendimmarrësit dhe palët e interesuara në sektorin e arsimit në Kosovë për të diskutuar përpari min në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, instituti finlandez Kombëtar për Shëndetësi dhe Mirëqenie dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Universiteti i Helsinkit janë duke udhëhequr një projekt të BE-së, i cili synon të zhvillojë Departamentin e Mjekësisë Ligjore të administruar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në një njësi të gradës së lartë që do të vepronte në përputhje me standardet evropiane dhe të ofrojë shërbime cilësore të mjekësisë ligjore.

“Konferenca ‘Personat e zhdukur – Rruga përpara’, do të mbledh qeverinë, gjyqësorin, mediat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm rreth asaj se si Mjekësia Ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Pilot projekt për aftësimin e të rinjëve nga Kosova në Gjermani

0

​Në kuadër të vizitës që po i bënë institucioneve gjermane të punësimit, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Industriale të Thuringen-it, u dakorduan për inicimin e pilot projektit për aftësimin e disa të rinjve nga Kosova, në kompanitë industriale në këtë Land. Pilot projekti pritet t’i hapë rrugë dërgimit të një kontingjenti më të madh të të rinjve në të ardhmen.

Sipas një komunikate të MPMS-së, Abrashi i informoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike Industriale të Thuringeni-it, që të rinjtë nga Kosova kanë potencial, prirje, motivacion dhe shkathtësi të mëdha në teknologji, në mësim të gjuhëve dhe shkëmbime kulturore dhe mu për këto përparësi, përvoja në kompanitë Gjermane do të kthehet në një investim të mirë të përbashkët për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Abrashi në Berlin takoi Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jörg Asmussen, përfaqësues të Odës Federale Artizanale dhe përfaqësues të institucione tjera, me të cilët diskutoi format dhe mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në aftësimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, që do të shpinin në përgatitjen e një fuqie punëtore të shkathët, të kualifikuar dhe produktive në Kosovë.

Komandanti suprem i NATO-s për Evropën sot në Kosovë

0

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove, sot do ta vizitojnë Kosovën.

Ai së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta do të mbajnë një konferencë për media në Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Pse është mirë të dashuroheni në shtator

0

Është e vërtetë që dashuria nuk komandohet, por po aq e vërtetë është se shtatori është muaji në të cilin më shumë se tek të tjerët jemi të predispozuar për të rënë në dashuri, për të nisur një marrëdhënie, për të gjetur mirëkuptimin me personin që kemi takuar ndoshta përpara se te fillonte vera.

1. Duket se netët e verës të kaluara nëpër diskoteka, larjet në det gjate ditëve të vapëshme dhe aperitivët në banakët e hapura në plazhe, miqtë, flirtet, puthjet, kafshimet dhe arratitë, nuk ju kanë bërë të lumtur. Dhe kjo pasi gjatë kësaj kohe ne kemi ndjerë mungesën e një personi me të cilin të ndanim jo vetëm kohën por edhe kënaqësinë, argëtimin. Duket kështu se në një fare mënyre, kjo periudhë ju ka shërbyer për të kuptuar edhe një herë se liria absolute e deri tanishme ju ka treguar se jeni duke kërkuar diçka që shkon përtej një nate flirti.

2. Me ardhjen e shtatori të gjitha alibitë bien. Filloni se pari me regjistrimin në një palestër. Palestra është vendi ku mund të njohësh persona të rinj dhe me siguri që ndonjëri prej tyre do të tërheqë medoemos vëmendjen tuaj. Nga një vegël në një tjetër, një ftesë për darkë është pas kthesës.

3. Nëse gjate verës kemi njohur ndonjë person që na ka lënë përshtypje te mire, shtatori është momenti me i mire për ta thelluar njohjen, mos neglizhoni edhe nëse ai/ajo është larg fizikisht nga ju.

4. Është parë statistikisht se gjate muajit gusht shume çifte shpërthejnë për shkak te kohës se gjate te kaluar se bashku dhe shtatori është muaji kur ato finalizohen me ndarje. Dhe duket se nga ana tjetër, shtatori mund te jete si periudha me e përshtatshme për te përfituar dhe për te hedhur një hap përpara drejt personit te cilit ja kemi vene syrin qe ne verë.

5. Ne shtator se bashku me punën është momenti i rifillimit te miqësive te reja, dashurive dhe përgjithësisht fillimi i asaj pjese te vitit qe sjell një mirëqenie psikologjike.

Bisedime në Evropë për krizën me migrantë

0

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel për të adresuar krizën me migrantë, derisa kryeministrat e Grupit të Vishegradit do të diskutojnë për të njëjtën çështje në një samit të jashtëzakonshëm në Pragë. Takimet vijnë derisa qindra migrantë mbeten të bllokuar në një stacion të trenave në Hungari. Të enjten, autoritetet i kanë lejuar ata të marrin trenat nga Budapesti, por më vonë kanë bërë përpjekje t’i dërgojnë në kamp refugjatësh. Franca dhe Gjermania thonë se BE-ja duhet të kërkojë nga shtetet anëtare që të pranojnë një numër migrantësh, por Grupi i Vishegradit, që përfshin Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kundërshton idenë e kuotave për migrantë./21Media

Ne-Yo së shpejti baba

0

Ne-Yo ka konfirmuar lajmin se është fejuar dhe se ai së bashku me të fejuarën Crystal Renay janë në pritje të një fëmije.

Spekulimet se Renay ishte shtatzënë nisën të qarkullonin në momentin që Ne-Yo ka postuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit, ku shfaqej e fejuara e tij teksa mban në dorë një foto bardhë e zi të çiftit, duke përkëdhelur barkun e rrumbullakët.
“Surprizë”, shkruhej bashkangjitur postimit të bërë. Këngëtari është babai i dy fëmijëve të tjerë, një vajze 4-vjeçe dhe një djali 3-vjeç me ish të fejuarën e tij Monyetta Shaw.

Labi në 2017-ën politikan ? (Video)

0

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri në emisionin “21 Gradë” të RTV 21 filloi bisedën duke treguar për fëmijërinë e tij.
Labi gjithashtu bëri të ditur për publikun se në vitin 2017 do ti futet politikës por fillimisht do të bëj një koncert madhështor ku me ato para do të kontribojë duke i ndihmuar familjeve të varfëra.

Ai foli edhe shumëçka tjetër rreth jetës së tij , e këtë mund ta mësoni në videon e mëposhtme !