Bisedime në Evropë për krizën me migrantë

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel për të adresuar krizën me migrantë, derisa kryeministrat e Grupit të Vishegradit do të diskutojnë për të njëjtën çështje në një samit të jashtëzakonshëm në Pragë. Takimet vijnë derisa qindra migrantë mbeten të bllokuar në një stacion të trenave në Hungari. Të enjten, autoritetet i kanë lejuar ata të marrin trenat nga Budapesti, por më vonë kanë bërë përpjekje t’i dërgojnë në kamp refugjatësh. Franca dhe Gjermania thonë se BE-ja duhet të kërkojë nga shtetet anëtare që të pranojnë një numër migrantësh, por Grupi i Vishegradit, që përfshin Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kundërshton idenë e kuotave për migrantë./21Media