Sot në Prishtinë me një ceremoni rasti u shënua 16 vjetori i Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës
Në këtë solemnitet mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Ai me këtë rast mbajti një fjalim.
Para të pranishmëve të shumtë më këtë ceremoni, kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë profesionalizmin dhe sukseset e arritura nga Policia e Kosovës, duke u bërë një ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve.
Duke theksuar se Policia e Kosovës është bërë faktor i rëndësishëm i besimit në funksionimin e shtetit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofroj të gjithë përkrahjen e nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës.



