Mustafa: Qeveria e ka mbajtur fokusin themelor në zhvillimin ekonomik (Video)

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Këshillit, kryeministri Mustafa tha se përkundër agjendës mjaft intensive politike, Qeveria e ka mbajtur fokusin themelor në zhvillimin ekonomik, në punësim dhe në intensifikimin e përpjekjeve që të ndihmoj bizneset në mënyrë që të filloj ngadalë zgjidhja e çështjeve ekonomike për të cilat është zotuar.

5 mënyra për të kërkuar falje

0

Për disa prej nesh falja është shumë e vështirë sepse nuk mund të pranojmë që kemi gabuar. Megjithatë ne e dimë se, është më e vlefshme të kërkosh falje për sjelljen sesa ta justifikosh atë. Duke mësuar këto mënyra për të kërkuar falje do të mund të zgjidhni shumë grindje dhe konflikte.

1- “Më vjen keq.”
2- “Bëra gabim.”
3- “Çfarë mund të bëjë për të rregulluar gabimin tim?”
4- “Do të përpiqem të mos e përsërisë më.”
5- “Të lutem, a mundesh të më falësh?”

Kur Beyonce verbohet nga drita!

0

Ajo është e njohur për sharmin e saj por Beyonce ka treguar se di të jetë edhe lozënjare.

Këngëtarja është fotografuar mbrëmjen e së hënës duke u larguar nga një zyrë në qytetin Nju Jorkut së bashku me asistenten e saj teksa kishte një mimikë të suprizuar.

Më pas 24 vjeçarja ka mbuluar fytyrën e saj me duar ndërkohë që qeshte dhe është drejtuar për në makinën e saj.

Jahjaga: Beteja për të zhdukurit -një ankth i rëndë i Kosovës(FOTO)

0

Në Prishtinë u mbajt konferenca e nivelit të lartë në temën “Personat e zhdukur – Mënyra përpara”. Ndër pjesëmarrësit e tjerë ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, e cila mbajti edhe një fjalë.
Ajo nder te tjera tha se “cdo ditë shumë familje në Kosovë ndjejnë dhimbje të thellë në kërkim të familjarëve të tyre, që kanë vite prej kur fati i tyre nuk është zbardhur ende. Çdo ditë shume familje jetojnë në agoni dhe dhimbje shpirtërore duke pritur nëse do të marrin një përgjigje për njerëzit e tyre, zhdukja e të cilëve nuk lë plagët të mbyllen.

Luftërat lënë prapa dhimbje, pasoja të rënda për shoqëritë: dhunë, shkatërrime, familje të rrënuara, jetë të humbura. Luftërat lënë vuajtje për shoqëritë që me mund tejkalojnë pasojat duke provuar të rindërtojnë mbi dhembje të tashmen e tyre.

Është sa e vështirë aq edhe e dhimbshme që ta adresojmë çështjen e personave të pagjetur, si një trashëgimi e rëndë e luftës dhe është edhe më e padrejtë që edhe 15 vjet pas të vazhdojmë të kërkojmë vendndodhjen e qytetarëve tanë.

Beteja për të zhdukurit po shndërrohet në një prej anktheve më të rënda në shoqëri që lidhin të kaluarën tonë me të tashmën dhe që përcaktojnë të ardhmen tonë. Çdo ditë po kërkojmë përgjigje për familjet e të zhdukurve tanë, shpirtërat e lodhur të të cilëve kanë bredhur mbi 15 vjet në kërkim të përgjigjeve nga të gjithë ne për t’iu dhënë fund dhimbjeve të tyre për t’i dhënë fund dhimbjes sonë të përgjithshme.
Shumëherë kemi thënë se duhet të gjejmë zgjidhje për këtë gjendje të pasigurisë dhe të paqartësisë për qytetarët tanë dhe të garantojmë kthimin e tyre. Shumë herë kemi premtuar se do të zbardhim fatin e secilit prej atyre që sot vazhdon të konsiderohet i zhdukur për të mundësuar qetësinë shpirtërore të familjes e të familjarëve dhe njëkohësisht edhe për të mos mbajtur peng shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.
Dhe tani sërish po kërkojmë përgjigje të thjeshta dhe shumë të drejtpërdrejta – le ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë plagë të rëndë të luftës për të hapur mundësi të reja dhe për të gjetur paqen tonë.
Qytetarët tanë duan ta dinë vendndodhjen dhe duan drejtësi. Jo hakmarrje. Pajtimi ka kuptim vetëm atëherë kur mbyllen plagët e rënda të luftës. Prandaj duhet të hapim një kapitull të ri në Ballkan, jo për të harruar atë që ka ndodhur, por për të mos e përsëritur asnjëherë atë se çfarë ka ndodhur.
Ne e dimë se ka pasur shumëherë iniciativa për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe ne këto inciativa, Zyra ime ka qenë pjesëmarrëse. Janë bërë përpjekje të pareshtura institucionale që të dimë fatin e qytetarëve të pagjetur por përparimi ka qenë i ngadalshëm.

Të gjitha këto përpjekje ku kanë qenë të përfshira institucionet e vendit tonë, familjarët e të pagjeturve dhe faktori ndërkombëtar, fatkeqësisht kanë hasur në jo gatishmëri nga institucionet e Republikës së Serbisë për bashkëpunim të nevojshëm dhe të domosdoshëm.

Shtetet janë të përgjegjshme e llogaridhënëse për aq sa respektojnë drejtësinë dhe për aq sa përmbushin konventat dhe normat ndërkombëtare. Ne duam zgjidhje dhe zgjidhjen duhet ta gjejmë bashkërisht, duke mos e fshehur të kaluarën dhe krimet.

Është e pamundur që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë në këtë fushë pa përfshirjen e institucioneve të Republikës së Serbisë për të treguar gatishmëri që të japin përgjigje për vendndodhjen e mbi 1600 trupave të qytetarëve tanë.

Çështja e të zhdukurve është sa çështje njerëzore po aq çështje e drejtësisë dhe prandaj si e tillë duhet të trajtohet me përparësi.

Ne e kemi detyrë dhe obligi, si institucione, si shoqëri, që të ofrojmë zgjidhjen”.

jahjaga2

te pagjeturit

Ja ku do ta shohim ish-yllin e futbollit në të ardhmen

0

Në një intervistë për “The Time”, Beckham ka folur për hapat e ardhshëm në karrierë dhe është shprehur se dëshiron të aktrojë.

“Jam shumë i vetëdijshëm që shumë sportistë dhe njerëz të famshëm i janë drejtuar aktrimit dhe kanë dështuar. E di që ky është një profesion i vështirë, ku duhet shumë talent dhe disiplinë dhe nuk do të doja ta shtyja veten drejt kësaj shumë herët, pa mësuar më shumë rreth kësaj dhe pa u praktikuar më shumë,” ka thënë ai.

Sigurisht që kjo nuk është diçka e re për Beckham, duke qenë se ai ka luajtur edhe më parë role të vogla në disa filma, por mesa duket ish-futbollisti po synon diçka më tepër se një rol të vogël tashmë.

Atij i është dhënë një rol në filmin “King Arthur” përkrah Jude Law dhe shihet se nuk do të vuajë shumë për oferta.

7 mënyra sesi Facebook ka ndryshuar botën

0

Para pak javësh, Mark Zuckerberg raportoi se brenda një ditë, rrjeti social Facebook u përdor nga 1 miliard individë. Brenda një dekade, ky rrjet social ka arritur të transformojë marrëdhëniet mes njerëzve, privatësinë, mënyrën se si bizneset ndërveprojnë me klientët, mënyrën e shpërndarjes së lajmeve etj.

Sipas Zuckerberg, një botë ‘e lidhur’ dhe e hapur është një botë më e mirë. Ajo ndërton marrëdhënie të forta dhe një shoqëri më të mirë që reflekton vlerat tona. Por si ka qënë bota një dekadë më parë dhe si është sot? Si ka ndikuar rrjeti social më i përdorur ndonjëherë tek ne, tek bota? Në vazhdim po ju rendisim 7 mënyrat me anë të të cilave Facebook ka ndryshuar botën dhe njerëzit.

Facebook ka ndryshuar kuptimin e fjalës ‘shok’

Ndryshe nga jeta e përditshme, të humbësh një shok në Facebook nuk do të jetë aq e dhimbshme. Nga një njeri shumë i afërt me ty, ‘shok’ në Facebook merr kuptimin e dikujt që ju ndjek, ka mundësi të shohë fotot apo publikimet tuaja dhe sigurisht të bashkëbisedojë me ju. Në Facebook nuk njihet hierarkia e 4008shoqërisë, thjesht aty janë mbledhur të gjithë njerëzit me të cilët ju keni pasur apo keni aktualisht një lloj lidhje. Kjo sigurisht që nuk do të thotë që ne i shohim ata në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë edhe pse fjalët ‘shpërnda’ dhe ‘pëlqej’ kanë të njëjtën kuptim, Facebook ka sjellë një tjetër këndvështrim për këto terma. Mund të themi se numri i pëlqimeve apo komenteve, është një mënyrë për të vërtetuar se sa popullor jeni ju në këtë rrjet social. Të gjithë kërkojnë sa më shumë pëlqime e komente në fotot e tyre dhe kjo i bën të ndihen mirë.

Shqetësohemi më pak për privatësinë

Facebook ka një parim: ‘Nëse nuk paguan për diçka, atëherë ti je produkti’. Facebook e implementoi këtë filozofi dhe krijoi një industri të tërë përmes saj. Përdoruesit e Facebook nuk shqetësohen shumë përsa i përket privatësisë së tyre. Pjesa më e madhe e tyre postojnë në këtë rrjet social foto të tyret, publikojnë vendodhjen apo adresën ku banojnë, jo rrallë herë dhe numrin e telefonit. Duke qënë se kaq shumë përmbajtje shpërndahet online, Facebook është shëndrruar në një platformë të dhënash ku mund të gjesh çdo informacion që kërkon.3500

Facebook ka hapur milion vende pune

Facebook ka krijuar një sektor më vete punësimi jo vetëm brenda zyrave të tij, por në çdo biznes apo institucion që përdorin rrjetin social për promovim apo komunikim me klientët. Tregtarët tashmë kanë kuptuar termin e markës më shumë se kurrë. Ata paguajnë shumë për të përdorur këtë rrjet social si urën e komunikimit me konsumatorët. Jo më kot të ardhurat nga reklamat e Facebook kanë shënuar shifrën 3.32 miliard dollar në vit.

Sot në botë numërohen me qindra agjensiqë shfrytëzojnë median sociale për reklamim. Ndërkohë që 30 vite më parë këto profesione as që ekzistonin. Tanimë bizneset përdorin Facebook për të reklamuar produktet e tyre, për të komunikuar me klientët ndërkohë që këta të fundit mund të japin vlersimet e tyre për çdo produkt të blerë.

Partitë politike që i kushtojnë vëmendje Facebook, fitojnë

Zgjedhjet e vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar, vërtetuan dhe njëherë se sa e 2693rëndësishme është media sociale për fushatat e tyre. Obama gjithashtu bëri një punë goxha të madhe online për promovimin e programit të tij gjatë zgjedhjeve të 2012. Rezulton se partitë që e përdorën Facebook si një mënyrë për të mbërritur tek shtetasit, dolën fitimtare. Palët shpenzuan me qindra milion dollar në Facebook në mënyrë që të tërhiqnin sa më shumë votues. Në një farë mënyrë dhe partite politike janë një lloj marke, ndaj dhe në këtë rast promovimi është tepër i rëndësishëm.

Facebook është vegla e përdorur për të organizuar ‘revolucion’

Duke qënë se rrjeti social është e vetmja mënyrë për të arritur tek sa më shumë individë, jo pak herë ai është përdorur për lajmërimin, mbledhjen e tubimeve apo protestave. Në të jo gjithçka mbetet në nivelin e një zemërimi online, por ai shëndrrohet në mbledhje dhe protesta reale në sheshet e qyteteve. Në një farë mënyre, Facebook është një mënyrë unifikimi dhe krijon një identitet kolektiv.

Facebook krijon lajmin dhe vendos cili është lajmi

71% e moshës 18-24 vjeçarë shprehen se interneti është burimi kryesor i lajmeve, sipas një studimi nga firma analitike Pew Research. Një e treta e përdoruesve të Facebook postojnë për çështje politike apo qeveritare. Shumica e individëve gjejnë në Facebook, një pjesë të mirë të gazetës që ata duhet të lexonin në mëngjes.2670 Lajmet më të fundit publikohen në Facebook, shumë më shpejt se sa në mediat e shkruara apo televizive.

Duke parë këtë boom lajmesh, Facebook krijoi ‘Instant Articles’. Me anë të këtij funksionaliteti, mediat mund të postojnë lajmet e tyre në Facebook duke arritur kështu tek një numër më i madh lexuesish. Për më tepër, Facebook ka ndryshuar mënyrën se si gazetarët e përgatisin lajmet. Tanimë rrjeti social është shëndrruar në një burim pa të cilin gazetarët nuk mund të jetojnë.

Përdoruesit po ndryshojnë Facebook

Facebook u krijua si një mini rrjet social ku studentët e një kolegji mund të komunikonin me njëri – tjetrin. Por brenda pak vitesh ky rrjet social u bë shumë më shumë se kaq. Në vitin 2014 u raportua se 56% e përdoruesve të internetit mbi 65 vjeç kishin një llogari në Facebook. 39% e përdoruesve komunikojnë në Facebook me persona të cilët ata nuk i kanë takuar ndonjëherë. Vit pas viti Facebook ka dëshmuar se ka aftësinë për t’ju përshtatur kërkesave të konsumatorëve dhe risive në treg. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë të ndodhë për një kohë të gjatë. (PC World Albanian)

Skenarët se si Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2016

0

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Grupin I kualifikues për Euro 2016, por akoma ka gjasa të mëdha për të siguruar kualifikimin historik.

Në këtë grup teksa kanë mbetur edhe dy xhiro për Shqipërinë, prin Portugalia me 15 pikë. Danimarka ka 12, ndërsa kuqezinjtë kanë 11.

Danimarka ka një takim më shumë të zhvilluar se portugezët dhe shqiptarët. Në takimin e ardhshëm dhe të fundit për të, ajo udhëton si mysafire e Portugalisë, ndërsa Shqipëria pret Serbinë dhe më pas udhëton te Armenia, raporton koha.net.

Nëse Danimarka mposht portugezët, gjërat do të komplikoheshin për Shqipërinë, pasi do t’i duheshin dy fitore nga dy ndeshjet e mbetura. Por, nëse Danimarka humb në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë dy pikë nga dy ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar tutje. Nëse Danimarka dhe Portugalia barazojnë në xhiron e ardhshme, Shqipërisë i duhet një fitore nga dy ndeshjet për të hyrë në histori.

Portugalia 6 ndeshje – 15 pikë
Danmarka 7 ndeshje – 12 pikë
Shqipëria 6 ndeshje – 11 pikë
Armenia 7 ndeshje – 2 pikë
Serbia 6 ndeshje – 1 pikë

Fokus i qeverisë,përmirësimi i klimës për biznese

0

Rënia e investimeve të huaja dhe mungesa e energjisë elektrike, ka shtyrë Qeverinë e Kosovës të punojë në Planin Nacional për Zhvillim që do të qartësojë rrugën, strategjinë dhe masat për zhvillim më të shpejtë ekonomik.Fokus i kësaj qeverie mbetet edhe përmirësimi i klimës për bizneset.

Kështu u tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin takim si problematike doli të jetë edhe kohëzgjatja e kontesteve biznesore.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi gjatë këtij takimi se po punojnë në disa sektorë strategjikë sa i përket përmirësimit të legjislacionit dhe përmirësimit të politikave të cilat mundësojnë tërheqjen e investimeve.

Sa i përket problemeve për mungesë të energjisë elektrike, kreu i Qeverisë tha se po i shohin mundësitë e çuarjes parapara të projektit të ndërtimit “Kosova e re”, dhe janë në fazën e shqyrtimit të alternativave tjera të furnizimit me energji elektrike.

Në këtë Këshill, temë diskutimi ishte edhe adresimi i ankesave të investitorëve ndaj institucioneve të Kosovës. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, theksoi se roli i kësaj Ministrie është edhe shqyrtimi i ankesave të investitorëve të huaj për barrierat dhe pengesat që ata i hasin.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, kërkoi shkurtimin e kohëzgjatjes së kontesteve biznesore.

Ai theksoi se me këto procedura të zgjatura, as një investitor serioz nuk do të mund të konsiderojë një biznes të përshtatshëm në mbrojtjen efektive të kontratave.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, kërkoi të mos kenë proceduara apo ngarkesa nga Dogana e Kosovës për bizneset.

Helmohen futbollistët nga ushqimi!

0

Gjashtëmbëdhjetë nga 20 futbollistë të kombëtares së Luksemburgut janë helmuar mbrëmë nga ushqimi në Minsk, ku sonte duhet të luajnë ndeshjen e xhiros së tetë të grupit “C“ të kualifikimeve për “EURO 2016” kundër Bjellorusisë.

“Lojtarët tanë kanë probleme pasi që mbrëmë hëngrën spageti në hotelin në Minsk, dhe e kaluan natën në tualete. Ekipi mjekësorë është duke u përpjekur që me terapi t’i ndihmojë lojtarët në mënyrë që sonte të jenë gati për ndeshjen me Bjellorusinë”, ka thënë Mark Dirdich, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Luksemburgut.
“Për gjithë këtë është informuar Acociacioni Evropian i Futbollit, autoritetet e të cilit gjatë ditës pritet të japin vendimin nëse ndeshja në Minsk do të luhet në përgjithësi”, tha ai,shkruan AA.
Ndeshja Bjellorusi-Luksemburgu është caktuar sonte në orën 20:45.

Bajrami: Ky është vit i ngritjes së cilësisë (Video)

0

Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, në sheshin “Zahir Pajaziti” u mblodhën mbi 100 fëmijë, të cilët patën rastin të “krijojnë” libra, të lexojnë dhe shkruajnë mbi rëndësinë e shkrimit dhe leximit.

Këto aktivitete në shesh u vizituan nga ambasadori i ri amerikan, Greg Delaëie, drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope dhe ministri i arsimit, Arsim Bajrami.

Me këtë rast, ministri Bajrami tha se ky vit që sapo filloi, do të jetë vit i ngritjes së cilësisë.