Zbardhen ​Alpet austriake

0

Në Alpet austriake ka rënë bora e parë dhe, megjithëse s’është gjë e pazakontë që në këtë kohë të vitit në atë rajon të bie borë, mediat austriake njoftojnë se në disa pjesë shtresa e saj është edhe deri në 20 centimetra.

Sipas sinoptikëve austriakë, temperaturat në krahasim me javën e kaluar kanë rënë madje për 18 gradë Celsius.

Kur koreografia dështon komplet (Video)

0

Vajzat e grupit “Gfriend”, kanë interpretuar live një nga këngët e tyre gjatë një eventi në Seul, por koreografia që shoqëronte muzikën ka rezultuar një katastrofë

“The show must go on” (shfaqja duhet të vazhdojë) është rregulli i artë për çdo artist që ngjitet në skenë. Vajzat e një grupi muzikor në Kore mesa duket e kanë ngulitur mirë në kokë këtë këshillë dhe nuk dorëzohen, sado keq të shkojë performanca para spektatorëve.

Vajzat e grupit “Gfriend”, kanë interpretuar live një nga këngët e tyre gjatë një eventi në Seul, por koreografia që shoqëronte muzikën ka rezultuar një katastrofë. Ato janë rrëzuar plot 6 herë brenda pak minutash, por gjithsesi e kanë çuar deri në fund performancën.

https://youtu.be/3L-NiydpYXo

Hahn me 18 shtator viziton Maqedoninë

0

Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, do të vizitojë më 18 shtator Maqedoninë, për të parë përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit.

Hahn, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në kuadër të vizitës në Maqedoni planifikon rinisje të dialogut paraqasës (HLAD), gjë për të cilën partitë janë marrë vesh më 15 qershor.

Megjithatë, sipas informacioneve të Komisionit, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me përgjimet, atëherë Han do të anulojë dialogun paraqasës dhe do të mbajë takime me përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare në Maqedoni

Smartphonet do të vijnë me ekrane të sigurta

0

Firmat teknologjike po dizenjojnë ekranet e sigurta për smartphone, pas frikës se ato na mbajnë zgjuar gjatë natës.

Shkenctarët thonë se drita blu e çliruar nga pajisjet elektronike, sidomos kur jemi shtrirë për të fjetur na dëmton sytë dhe sjellin pagjumësi.

Sipas tyre ajo ndikon në ritmin tonë kardiak ose ndryshe në çrregullimin e orës tonë biologjike të gjumit.

Shkenctarë nga universiteti i Havardit dhe Penn State në Shtetet e Bashkuara shprehen se ata që përdorin smartphone ose tablet para se të flenë kanë një gjumë shumë më të parehatshëm se sa ato që lexojnë një libër.

Ekranet e reja që do të dalin në treg së shpejti clirojnë një sasi më të vogël drite dhe nuk dëmtojnë sytë.

Ato do të prezantohen nga firma të ndryshme elektronike si Philips, Asus, BenQ dhe ViewSonic në shfaqjen IFA që zhvillohet këtë javë në Berlin.

Inva Mula kërkon nga UNESCO t'ia hapë dyert Kosovës

0

Sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, angazhohet në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara. Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes.

Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e zonjës Mula-Ramadani për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”, të titulluar “UNESCO t’ua hapë dyert njerëzve të Kosovës”.

Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.

Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Është edukim. Është orientim. Është qëndrim.

Babai im ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), nëna ime ne Izhvek të Rusisë, një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë . Une jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër,New York,Buenos Aires,Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj .

Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi.

Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCOs. Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kuf ijtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar.

Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi ime organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t’ua hapë dyert njerëzve të Kosovës

​Haradinaj jep dorëheqje nga Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme

0

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje nga ky Komision, njoftoi AAK.

Haradinaj ka deklaruar se Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij, thuhet në njoftim.

Hoxhaj: Kosova duhet të mobilizohet për pritjen e refugjatëve nga Siria

0

Në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme, kryetari i këtij komisioni Enver Hoxhaj, tha se Kosova duhet të mobilizohet dhe të pres refugjatë nga Siria sepse edhe ne si popull kemi përjetuar të njëjtën situatë.

Ndërkaq kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se marrëveshjet e arritura me Serbinë duhet të zbatohen, ndërsa kërkoi reciprocitet nga Brukseli, sepse BE sipas tij, po tregohet e pa drejt me Kosovën. Haradinaj edhe një herë ka shpërthyer kur është përmendur emri i kryetarit të Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës. Ai më pas e lëshoi mbledhjen, derisa komisioni është duke diskutuar për planin vjetor.

KMDLNj fajëson Policinë për eskalimin e situatës

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, aktivitetin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosjese e quajnë krejtësisht paqësorë , pa provokime dhe pa bërë asnjë përpjekje për dëmtim të pronës shoqërore por për fat të keq pjesëtarët e Policisë së Kosovës reaguan në përpjekje për ta penguar këtë aktivitet duke arrestuar disa aktivistë, duke përdorur sprej dhe kontribuan në eskalimin e situatës, pa pasur asnjë arsye të veçantë për këtë.

KMDLNj sqaroi se aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e zhvilluan një aktivitet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke vendosur në veturat zyrtare një “udhëzim administrativ” që në fakt ishte një improvizim dhe karikim i një udhëzimi administrativ të qeverisë.

“KMDLNj përkujton se e drejta për protestë është e drejtë e njeriut deri në çastin kur ajo protestë të bëhet e dhunshme e që në rastin konkret nuk ishte e tillë. Për KMDLNj – në është e palogjikshme që Policia e Kosovës intervenon në një protestë paqësore ndërsa nuk intevenon kur forcërisht u hoqën rrethojat e përforcuara para objektit të qeverisë së Kosovës. Është e drejtë e Policisë së Kosovës të veprojë sipas planeve operative në përputhje me ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë mirëpo nuk është e drejtë kur policia identifikohet si shkelëse e të drejtave të njeriut duke intervenuar me forcë në një protestë paqësore. KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë në përputhje me standardet e pranuara e që janë të rregulluara me ligjet në fuqi sidomos në fushën e të drejatev të njeriut duke respektuar të drejtën për protestë paqësore e që ishte e tillë protesta e djeshme. Sa për ilustrim , në protestën e që dje u organizua në kryeqytetin e Evropës në Bruksel , në përleshjet skajshmërisht të përshkallëzuara midis prodhuesve të qumështit dhe policisë belge, nuk u arrestua asnjë protestues”, thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së.

KMDLNj thotë se e përkrah çdo protestë deri sa ajo është e padhunshme sikur që do ta gjykojë çdo veprim të dhunshëm , pavarësisht kush është ushtrues i dhunës.

Isco, synimi i Juvës

0

Klubi italian, Juventus në merkaton e ardhshme do të synojnë që ta blejë mesfushorin e Real Madridit, ISCO-n.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” do të nis ofensivë te re në adresë të madrilenëve për mesfushorin spanjoll, i cili prej kohësh në “radarët” e kampionëve në fuqi të Italisë, transmeton KosovaPress.

ISCO, i cili në tregun e kësaj verë që lamë pas është kërkuar nga Manchester City, duket se nuk e ka vendin e sigurt në formacionin e Rafael Benitezit, andaj në afatin kalimtar të janarit lojtari mund të largohet nga Madridi, dhe Torino është një nga opsionet e mundshme.

Mitrovicë: Koalicioni AKR-LDK po numëron ditët e fundit

0

Koalicioni i deritashëm AKR – LDK në komunën e Mitrovicës është duke numëruar ditët e fundit, ndërsa ekspertë të fushave të caktuara nga parti të ndryshme politike do ta përbëjnë pushtetin e ri në këtë komunë.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se edhe PDK-ja në Mitrovicë do të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm, e cila do ta ketë nënkryetarin e saj, si dhe do të udhëheqë katër drejtori, të inspekcionit, Arsimit, Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Gjatë takimit të mbrëmshëm me Agim Bahtirin është arritur një marrëveshje për një pushtet të ri në Mitrovicë, ku veç tjerash do të përfshihet edhe LDK-ja, por jo me drejtorët e deritashëm, për shkak të performancës së tyre të deritashme të dobët, ndërsa e gjithë kjo marrëveshje do të kurorëzohet më së largu deri të premten”, ka thënë një burim i Kosovapress-it brenda këtij takimi.

KosovaPress-i ka kontaktuar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, por ai përveç se ka thënë “se deri tani nuk ka asgjë të re”, nuk ka dhënë detaje shtesë.

Agjencia jonë ka provuar p o ashtu të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe të tjerëve rreth kësaj çështje, por pa sukses.