Në një intervistë për “The Time”, Beckham ka folur për hapat e ardhshëm në karrierë dhe është shprehur se dëshiron të aktrojë.
“Jam shumë i vetëdijshëm që shumë sportistë dhe njerëz të famshëm i janë drejtuar aktrimit dhe kanë dështuar. E di që ky është një profesion i vështirë, ku duhet shumë talent dhe disiplinë dhe nuk do të doja ta shtyja veten drejt kësaj shumë herët, pa mësuar më shumë rreth kësaj dhe pa u praktikuar më shumë,” ka thënë ai.
Sigurisht që kjo nuk është diçka e re për Beckham, duke qenë se ai ka luajtur edhe më parë role të vogla në disa filma, por mesa duket ish-futbollisti po synon diçka më tepër se një rol të vogël tashmë.
Atij i është dhënë një rol në filmin “King Arthur” përkrah Jude Law dhe shihet se nuk do të vuajë shumë për oferta.
