Kosova për nëntë muaj, dy njohje

0

Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, thonë se janë duke punuar në disa drejtime që Kosova të ketë sa më shumë njohje të reja.

Zyrtarë të lartë në këtë ministri, theksojnë se angazhimi është i njëjtë si edhe më herët që Kosova të ketë sa më shumë njohje nga shtetet që deri më tash nuk e kanë njohur Kosovën shtet.

Ardian Arifaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk ka ngadalësim të veprimeve që Kosova të ketë sa më shumë njohje.

“Ajo që është me rendësi të përmendet tani është se kemi një zgjerim të angazhimeve të Ministrisë së Jashtme të Kosovës për të siguruar edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, një anëtarësim që ndoshta është edhe më i rëndësishëm sesa njohjet bilaterale”, tha Arifja.

Zoti Arifaj tha se veprimet e fundit nga Ministria e Jashtme e Kosovës, kanë qenë më shumë të orientuara drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Statistikat janë njësoj sikur edhe në të kaluarat, prandaj nuk mund të themi se ka më pak njohje, kemi një ritëm të njëjtë të njohjeve. Ajo që është evidente është se shtetet që kanë dashur të njohin Kosovën e kanë bërë një gjë të tillë. Ajo që tash duhet të kërkohet me shumë angazhim, është që t’i takojmë të gjitha shtetet dhe t’ua kujtojmë nevojën për njohjen e Kosovës”, tha Arifaj.

Kosova në muajin maj të këtij viti është njohur nga Shteti Antigua dhe Barbuda që është një vend me dy ishuj që shtrihet në Detin e Karaibeve.

Kurse me 24 qershor, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë, hedhin kritika të shumta në drejtim të institucioneve të Kosovës lidhur me politikën e jashtme dhe, siç thonë ata, numrin e vogël të njohjeve.

Shqipe Pantina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thekson se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, më shumë është angazhuar për bisedime me Serbinë sesa për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën.

“Ministri i Punëve të Jashtme shumë më shumë ka kaluar kohë jashtë vendit sesa në Kosovë, por jo duke u fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja, por më shumë duke u angazhuar në çështjet të cilat i takojnë edhe kryeministrit, siç ishte për shembull rasti i bisedimeve me Serbinë në Bruksel për arritjen e marrëveshjeve përfshirë këtu edhe marrëveshjen për Zajednicën”, tha Pantina.

Zonja Pantina tha se Kosova nuk do të njihet nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur deri tash pavarësinë me angazhimin dhe punën që është duke e bërë aktualisht MPJ-ja.

Ajo konsideron se duhet punë shumë e madhe në ketë drejtim.

“Ministria në përgjithësi, jo vetëm ministri, duhet të angazhohen më shumë për njohje e jo për rehatimin e militantëve të vet politikë, siç ka ndodh edhe rasti i fundit me procesin e emërimit te ambasadorëve nëpër shtetet që tashmë na kanë njohur”, tha Pantina.

Kosova deri më tani, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, është njohur nga 111 shtete, që nga shpallja e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.

Nga radhët e Bashkimit Evropian janë 5 shtete anëtare, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Barilevë: Lokaliteti arkeologjik – 5500 vjet para erës sonë!(VIDEO)

0

Lokaliteti arkeologjik në fshatin Barilevë, është duke dhënë material shumë domethënës për arkeologët. Në këtë lokalitet i cili daton 5500 vjet para erës sonë ekziston një laramani e madhe e gjetjeve, duke filluar nga enët me dekore të ndryshme, veglat e punës së strallit e figurina të ndryshme antropomorfe./ 21 Media

“Kathimerini”: SHBA po bëjnë presion për zgjidhjen e kontestit të emrit

0

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Gazeta, duke u thirrur në dokumente të besueshme të autoriteteve greke, shkruan se ndihmës-sekretarja amerikane Viktoria Nuland ka dërguar dy dokumente sekrete në adresë të ambasadorëve grekë në Uashington dhe Shkup, përmes së cilëve inicion dhe bën presion për t`u zgjidhur çështja e hapur e emrit.

“Një çështje e rëndësishme është se Shtetet e Bashkuara  kanë lënë mundësinë e hapur për të ftuar ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që  t`i bashkëngjitet NATO-s, dhe kjo të ndodhë pa u zhvilluar ndonjë Samit. Kjo përmbajtje është nënvizuar në telegramin zyrtar të dërguar ambasadorit grek në Uashington nga ndihmës-sekretarja amerikane Nuland. Sinjalet e tilla do të acarojnë marrëdhëniet greke me Uashingtonin në raport me çështjen e emrit  dhe do të detyrojë Athinën zyrtare që të vendosë veto”, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Reagimet greke kanë pasuar pas mbledhjes ndërkombëtare kundër terrorizmit, të organizuar nga sekretari shtetëror amerikan Xhon Kerri, ku Maqedonia ishte ftuar me emrin e saj kushtetues.

 

Qarkorja e Shkupit e mbyllur edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme

0

Qarkorja e Shkupit do të vazhdojë të jetë e mbyllur për komunikacion edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme, për shkak të xhirimit të filmit francez “A Fond”.

Nga Auto – Moto Lidhja e Maqedonisë informuan se qarkorja do të jetë e mbyllur edhe gjatë 5 ditëve të ardhshme, prej orës 5 të mëngjesit deri në ora 18.

Prej produksionit francez deklaruan se në rast se përkeqësimit të motit dhe reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve në vijim, qarkorja do të jetë e hapur për komunikacion, por se më pas do të kompensohen ditët e humbura të xhirimit.

Xhirimet e filmit “A Fond” parashihen të përfundojnë më 10 tetor.

 

Veseli: Kuvendi nuk është vend ku demonstrohet forca(Video)

0

Bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita është shkelje e rregullores së këtij institucioni dhe po krijon precedent për raste tjera. Derisa, u vlerësua se tejkalimi i kësaj krize të krijuar me bllokimin e tempullit të demokracisë, nuk duhet të bëhet me përdorimin e forcës, por duhet të gjenden alternativa, siç do të ishte ulja në një tryezë e liderëve politikë të ftuar nga presidentja.

Këto u thanë në një tryezë të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me temën “Qasjet aktuale të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, në të cilën diskutuan gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile e pjesëmarrës tjerë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Kosova ka kushtetutën e saj, ligjet dhe rregulloren mbi të cilat funksionon në të njëjtën kohë edhe Kuvendi i Kosovës, prandaj bllokadën të cilën e ka marr opozita janë kundër të gjitha këtyre elementeve, madje edhe kundër vet rregullores së punës së Kuvendit e cila është një rregullore e brendshme.

Kreu i legjislativit madje thotë se nuk është Kuvendi vendi ku duhet të demonstrohet forca.

Mustafa: 'Kërcënimet e Haradinajt, nuk janë argumente'

0

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës reagoi ndaj deklaratës së z. Ramush Haradinaj, lidhur me Marrëveshjen për vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Kufiri me Malin e Zi, si edhe me vendet tjera fqinje, nuk caktohet sipas vullnetit të individëve apo partive politike, por mbi bazë të dokumenteve të cilat i vërtetojnë komisionet profesionale dhe i propozojnë Qeverisë dëshmimin e vijave kufitare,thuhet në komunikaten e zyrës së Kryeministrit.

Vija kufitare me Malin e Zi është ajo mbi të cilën është shpallur pavarësia e Republikës së Kosovës dhe në të cilën është njohur Kosova si shtet sovran dhe i pavarur. Z. Haradinaj, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si edhe çdo qytetar, ka të drejtë të argumentoj me dokumentacion konkret nëse ndonjë pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, qoftë pronë e tij apo pronë publike, ka kaluar në Malin e Zi. Asnjë argument të tillë me shkrim, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka marrë deri më sot. Andaj, kërcënimet e z. Haradinaj, nuk janë argumente, por flasin për mungesën e argumenteve,thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Haradinaj: “Isa Mustafa e ndau Rugovën dhe e copëtoi Kosovën”

0

Ramush Haradinaj, u ka premtuar banorëve të zonës kufitare me Malin e Zi, se nuk do të jetësohet Marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e Zi. Ajo do të korrigjohet dhe kufiri do të kthehet atje ku qenë gjithmonë, njofton kumtesa nga AAK .

Një grup prej rreth 20 përfaqësuesish të vendbanimeve kufitare me Malin e Zi, sot në Prishtinë kanë zhvilluar një takim të gjatë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Ata kanë dhënë detaje të pakundërshtueshme për kompromentimin e procesit të demarkacionit me Malin e zi. Qytetarë të moshuar të kësaj ane, me plot emocion kanë folur për zhdukjen e varrezave të shqiptarëve në Kullë, dhe kanë deklaruar se me marrëveshjen për Demarkacionin, është ndarë Rugova për gjysmë, transmeton Koha.net.

Mesazhi i këtyre përfaqësuesve, të cilët në takim me Haradinajn, kanë deklaruar se flasin në emër të qytetarëve të asaj ane, ishte se pavarësisht prej çmimit që duhet paguar, nuk do të lejojnë që Mali i Zi, siç u shprehen ata, t’iu merren tokat dhe varret.

Përfaqësues të kësaj zone kufitare, u kanë bërë thirrje deputetëve, që si të zgjedhur të popullit që janë, edhe t’i mbrojnë interesat e popullit dhe të mos votojnë për ndarjen e Rugovës dhe copëtimin e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë banorëve të kësaj ane, se kufiri nuk është çështje partiake dhe se ata duhet të bisedojnë më të gjithë. Ai u ka premtuar atyre, se do të bëjë të pamundurën që kufiri të caktohet drejt dhe ata që e kanë bërë këtë ngatërresë, krejtësisht të panevojshme, ta marrin dënimin e merituar.

“Mjerë ata që i leçit populli”, ka thënë Haradinaj.

Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurta Gashi! (Foto)

0

Dy këngëtaret e njohura të skenës shqiptare kësaj radhe janë shfaqur së bashku me një foto më ndryshe se kurrë.

Fjala është për Genta Ismajlin dhe Shkurta Gashin, dy bukuroshet duket që kanë marrë rrugë së bashku e me këtë rast kanë publikuar edhe një foto në të cilën janë shfaqur të mbuluara me nga një shami mbi kokë, raporton Indeksonline.

Kohët e fundit shumë këngëtare nga estrada jonë kanë provuar dukjen e tyre nën shami, por se me cilin qëllim nuk e dimë.

Richard Gere njeriu i pastrehë në “Time out of Mind” (VIDEO)

0

Regjisori për realizimin e filmit ka përdorur lente të gjata dhe njerëzit nuk kanë vërejtur se aty po bëhej ndonjë xhirim, duke përjashtuar edhe mjetet përcjellëse, dhe, pikërisht kjo metodë ka bërë që Gere të jetësojë rolin e tij, të një njeriu të pastrehë
Richard Gere shpreson se ky film do të nxitë mbështetjen për njerëzit e zhvendosur në mbarë botën, duke përfshirë edhe pamjet e fundit me refugjatët nëpër Evropë. Filmi është me regji të Oren Movernman dhe në bosht ka njeriun e pastrehë.
Është vlerësuar se Gere ofron një rol mbresëlënës në karakterin e të pastrehut ku shoqëria nuk e përfill, transmeton KultPlus.com.
Regjisori për realizimin e filmit ka përdorur lente të gjata dhe njerëzit nuk kanë vërejtur se aty po bëhej ndonjë xhirim, duke përjashtuar edhe mjetet përcjellëse, dhe, pikërisht kjo metodë ka bërë që Gere të jetësojë rolin e tij, të një njeriu të pastrehë.

Veteranët mblidhen para qeverisë

0
Numër i madh i veteranëve po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë, duke dashur që të dorëzojnë dokumentet për të fituar të drejtën e pensionit në shumë prej 170 eurove.

Përkundër pakënaqësive, numri i madh i atyre që kanë gëzuar statusin e veteranit kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, pasi kjo e fundit javë më parë vendosi që pensioni për të gjithë veteranët të jetë 170 euro.