“Kathimerini”: SHBA po bëjnë presion për zgjidhjen e kontestit të emrit

TË FUNDIT

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Gazeta, duke u thirrur në dokumente të besueshme të autoriteteve greke, shkruan se ndihmës-sekretarja amerikane Viktoria Nuland ka dërguar dy dokumente sekrete në adresë të ambasadorëve grekë në Uashington dhe Shkup, përmes së cilëve inicion dhe bën presion për t`u zgjidhur çështja e hapur e emrit.

“Një çështje e rëndësishme është se Shtetet e Bashkuara  kanë lënë mundësinë e hapur për të ftuar ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që  t`i bashkëngjitet NATO-s, dhe kjo të ndodhë pa u zhvilluar ndonjë Samit. Kjo përmbajtje është nënvizuar në telegramin zyrtar të dërguar ambasadorit grek në Uashington nga ndihmës-sekretarja amerikane Nuland. Sinjalet e tilla do të acarojnë marrëdhëniet greke me Uashingtonin në raport me çështjen e emrit  dhe do të detyrojë Athinën zyrtare që të vendosë veto”, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Reagimet greke kanë pasuar pas mbledhjes ndërkombëtare kundër terrorizmit, të organizuar nga sekretari shtetëror amerikan Xhon Kerri, ku Maqedonia ishte ftuar me emrin e saj kushtetues.