Veseli: Kuvendi nuk është vend ku demonstrohet forca(Video)

TË FUNDIT

Bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita është shkelje e rregullores së këtij institucioni dhe po krijon precedent për raste tjera. Derisa, u vlerësua se tejkalimi i kësaj krize të krijuar me bllokimin e tempullit të demokracisë, nuk duhet të bëhet me përdorimin e forcës, por duhet të gjenden alternativa, siç do të ishte ulja në një tryezë e liderëve politikë të ftuar nga presidentja.

Këto u thanë në një tryezë të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me temën “Qasjet aktuale të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, në të cilën diskutuan gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile e pjesëmarrës tjerë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Kosova ka kushtetutën e saj, ligjet dhe rregulloren mbi të cilat funksionon në të njëjtën kohë edhe Kuvendi i Kosovës, prandaj bllokadën të cilën e ka marr opozita janë kundër të gjitha këtyre elementeve, madje edhe kundër vet rregullores së punës së Kuvendit e cila është një rregullore e brendshme.

Kreu i legjislativit madje thotë se nuk është Kuvendi vendi ku duhet të demonstrohet forca.