Policia në Hong Kong përleshet me protestuesit në përvjetorin e kalimit të kontrollit nga Britania e Madhe tek Kina

0

Policia në Hong Kong është përleshur me protestuesit në përvjetorin e kalimit të kontrollit nga Britania e Madhe tek Kina.

Në skena kaotike të hënën, policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të mbajtur protestuesit jashtë një sheshi në të cilin zhvillohej ceremonia e zakonshme e ngritjes së flamurit. Një grup i vogël protestuesish po ashtu sulmuan ndërtesat qeveritare.

Kjo ishte më e fundit në një seri protestash kundër një ligji të kontestuar që do të lejonte ekstradimet në Kinë. Qeveria e ka pezulluar atë pa afat por protestat vazhdojnë dhe drejtuesja e Hong Kongut, Carrie Lam po përballet me thirrjet për dorëheqje.

Evente pro demokracisë mbahen çdo vit për të shënuar kalimin e kontrollit. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën për një marshim dhe një tubim, por policia i kërkoi organizatorëve të shkurtonte trajektoren ose të anullonte ngjarjen për shkaqe sigurie./tch

Nga sot Policia e Kosovës fillon punën edhe në Shqipëri

0

Patrullimi i përbashkët pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit

Sot fillon patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë së Shqipërisë për sezonin veror, kjo pasi një muaj më parë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit nga autoritetet policore.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bënë të ditur se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës do të udhëtojë sot për në Shqipëri.

“Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Patrullimi i përbashkët vjen pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy drejtorët e Policive, drejtorit të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror./21Media

Kosova pret mbështetje më të madhe për liberalizim nga Franca

0

Haradinaj takohet me deputeten e Senatit të Francës

Gjatë vizitë së tij zyrtare në Paris, kryeministri Ramush Haradinaj sot takoi deputeten e Senatit të Francës dhe kryetaren e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Në këtë takim kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, me detyra dhe obligime të plota.

“Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të së drejtës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në Evropë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

 

Ministria e Drejtësisë pret propozim ligjin për PPS-së nga VMRO-DPMNE-ja

0

Në ministrin e Drejtësisë ende nuk ka arritur teksti për ligjin e ri të Prokurorisë Publike Speciale që e paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së. Hristijan Mickoski. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tekstin e presin me padurim nga VMRO-DPMNE-ja, nëse ka përmirësim në tekst natyrisht se do të pranohen e nëse ka amnisti të fshehur nuk do të pranohet.

Siç thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE-ja, Ligji i ri për PPS-në do të jetë në përputhje me të drejtën evropiane dhe rekomandimet dhe praktikat e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Tashmë një kohë të gjatë ty dy grupet e punës nga partitë më të mëdha politike që udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, nuk kanë mbajtur takim për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për statusin e ardhshëm të PPS-së dhe ligjin për Prokurorin Publike.

Neni 105 nga Propozim ligji që e rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e dëshmive nga bisedat e përgjuara nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë largimin e tij më qëllim që të hiqen të gjitha akuzat dhe hetimet e Prokurorisë Publike Speciale të ngritura pas 30 qershorit të viti 2017.

 

Tottenham dhe Everton në luftë me Realin për yllin e Ajaxit

0

Ajax është duke kërkuar 50-60 milionë euro për Van de Beek

Ajax është duke kërkuar 50-60 milionë euro për Van de Beek
Mesfushori i Ajax Donny van de Beek, është duke pranuar një sërë ofertash nga klubet më të mëdha evropiane.
E përditshmja spanjolle AS, raporton se Van de Beek ka shumë oferta konkrete para tij.
Mes këtyre ofertave është edhe një nga Real madridi, ndërsa holandezi është lidhur edhe me klubet angleze si Tottenham dhe Everton.
Ajax është duke kërkuar 50-60 milionë euro për Van de Beek, i cili nuk është i bindur për një transferim në Santiago Bernabeu.
Mesfushori dëshiron të largohet nga Ajaxi vetëm nëse ka të sigurt vendin në formacionin startues të skuadrës së ardhshme.

Shtyhet publikimi i albumit të ri të Bleros

0

Në muajin korrik publikohet albumi i Bleros
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi ka paralajmëruar se në muajin qershor do ta sjellë albumin e ri që do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë.
Kurse, së fundmi me anë të një postimi në Instagram këngëtari me keqardhje ka njoftuar fansat e tij, se për shkaqe teknike lansimi i albumit është shtyer për datën 14 korrik.
“Me keqardhje ju informoj që albumi im ‘6 copë jetë’ shtyhet deri më datën 14 korrik për shkaqe teknike. Ju dua shumë të gjithëve dhe më vjen keq. E di që po e prisni padurim”, ka shkruar Blero në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
#6copëjetë
A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on Jun 30, 2019 at 12:31pm PDT

 Ndryshe, “Ske Jetë” është projekti i fundit muzikor që Blero ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Teuta Selimin. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

.

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

0

Hoti kërkon të votohen rekomandimet për homologimin e veturave

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për situatën aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.

Në emër të propozuesit të seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, theksoi disa nga Rekomandimet për të cilat tha presin harmonizim me të gjitha partitë politike. Disa nga rekomandimet janë:

1. Çështja e Luginës të bëhet pjesë e përhershme e dialogut në Bruksel dhe kudo tjetër

2. Qeveria Kosovës dhe Shqipërisë t’i informojë institucionet ndërkombëtare në forumet ndërkombëtare për politikat diskriminuese të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Luginë

3. Të insistohet për parimin e reciprocitetit në mes shqiptarëve të luginës

4. Të ndërpritet pasivizimi i adresave

5. Të respektohet referendumi i shqiptarëve i vitit 2002

6. Të pajisën me tekste shkollore, shkollat shqipe në Luginë.

Para fillimit të këtij debati, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi nga të gjitha GP për harmonizimin e qëndrimeve dhe rekomandimeve të dala nga debati parlamentar për ndërprerjen e udhëzimit administrativ për homologimin e veturave.

Hoti kërkoi që në këtë seancë të votohen rekomandimet pas harmonizimit me të gjitha partitë politike./21Media

9 largime nga skuadra e Ballkanit

0

Këto largime kanë ardhur pas afrimit të trajnerit të ri Ismet Munishi

Këto largime kanë ardhur pas afrimit të trajnerit të ri Ismet Munishi
Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka larguar plot 9 futbollistë nga klubi. Largimet kanë ardhur pas afrimit të trajnerit të ri, Ismet Munishi.
Leart Emini, Dardan Jashari, Gentian Elezi, Ledion Muçaj, Ilir Gegaj, Leotrim Gashi, Almir Ajzeraj, Borche Manevski dhe Aldin Adzovic janë larguar nga klubi.
Në anën tjetër, Arbër Potoku dhe Jetmir Topalli janë huazuar te Feronikeli për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Arsyeja pse teniserët në Wimbeldon duhet të vishen me të bardha

0

Teniserët duhet pasur kujdes edhe çfarë nuance të së bardhës përdorin

Teniserët duhet pasur kujdes edhe çfarë nuance të së bardhës përdorin
Kampionati i Wimbledon, gara më e madhe në kalendarin e tenisit profesional, është një turne i ngulitur thellë në traditë. Që nga viti 1877, një nga veçoritë dalluese të kësaj gare sportive të famshme është kodi shumë i rreptë i veshjes, të cilën lojtarët që marrin pjesë duhet ta respektojnë.
Është fakt i ditur se të gjithë pjesëmarrësit duhet të veshin rroba krejtësisht të bardha në fushë.
Kjo nuk mbaron këtu. Lojtarët që shfaqen në fushën e tenisit duhet të kenë kujdes se çfarë nuance të së bardhës përdorin, meqenëse ngjyrat që anojnë në të bardhë kremoze nuk lejohen. Për më tepër ekzistojnë rregulla specifike edhe për sasinë e ngjyrës që mund janë të lejuara të përdoren në jakë, mëngë dhe rrip koke.
Termi “të bardhat e tenisit” daton që nga viti 1800 kur njerëzit luanin tenis në ngjarje shoqërore.  Lojtarët vishnin të bardhë për të evituar paraqitjen e njollave të djersës që është lehtësisht e dallueshme në rroba me ngjyra.
Sipas rregullave të ditëve të sotme, lojtarët janë të lejuar të përdorin ngjyrë në jakë, mëngë, rrip koke dhe në të brendshme, por që ngjyra nuk duhet të përfshijë sipërfaqe më të gjerë se një centimetër.

Përplas për vdekje dy gra, një fëmijë i plagosur

0

Dy gra humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në aksin Korçë-Kapshticë.

Mësohet se viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë kur janë përplasur nga një automjet që drejtohej nga shtetasi O.B, agjent doganor.

Fëmija i plagosur është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet në Reanimacion.

“Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës” njoftoi Policia e Shqipërisë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, O.B, pak pas aksidentit në komisariatin e Devollit. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte veturën në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews