Hoti kërkon të votohen rekomandimet për homologimin e veturave
Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për situatën aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.
Në emër të propozuesit të seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, theksoi disa nga Rekomandimet për të cilat tha presin harmonizim me të gjitha partitë politike. Disa nga rekomandimet janë:
1. Çështja e Luginës të bëhet pjesë e përhershme e dialogut në Bruksel dhe kudo tjetër
2. Qeveria Kosovës dhe Shqipërisë t’i informojë institucionet ndërkombëtare në forumet ndërkombëtare për politikat diskriminuese të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Luginë
3. Të insistohet për parimin e reciprocitetit në mes shqiptarëve të luginës
4. Të ndërpritet pasivizimi i adresave
5. Të respektohet referendumi i shqiptarëve i vitit 2002
6. Të pajisën me tekste shkollore, shkollat shqipe në Luginë.
Para fillimit të këtij debati, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi nga të gjitha GP për harmonizimin e qëndrimeve dhe rekomandimeve të dala nga debati parlamentar për ndërprerjen e udhëzimit administrativ për homologimin e veturave.
Hoti kërkoi që në këtë seancë të votohen rekomandimet pas harmonizimit me të gjitha partitë politike./21Media
