Haradinaj takohet me deputeten e Senatit të Francës
Gjatë vizitë së tij zyrtare në Paris, kryeministri Ramush Haradinaj sot takoi deputeten e Senatit të Francës dhe kryetaren e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.
Në këtë takim kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, me detyra dhe obligime të plota.
“Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të së drejtës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në Evropë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
