Karaqi nuk arriti të kalojë në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane

0

Alvinit i kushtoi humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit

Alvinit i kushtoi humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit
Karateisti Alvin Karaqi sot e mbylli me fitore garimin në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Garuesi nga Kosova mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.
Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, në luftën e dytë, ia mohoi kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.
Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B të kategorisë -84 kg./21Media

Adelina e uroi për ditëlindje një person të dashur 

0

Ajo publikoi një imazh të bukur krahas urimit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Sot përmes një imazhi të bukur, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ka uruar një person të veçantë për ditëlindje.
Vëllai i saj, Edmondi sot feston ditëlindjen dhe këngëtarja e uroi duke i dëshiruar fat dhe shëndet, shkruan rtv21.tv

Adelina Tahiri ka disa ditë që është në pushime, me ç’rast po publikon imazhe të shumta me familje./21Media

.

Tolgahan publikoi një video të bukur me djalin në gjoks

0

Aktori duke pushuar me djalin
Në fillim të muajit maj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi u bënë prindër për herë të parë.
Që nga lindja e djalit, Efehan-it, dyshja e njohur po publikojnë imazhe dhe video të bukura për ndjekësit e shumtë të tyre në rrjete sociale.
Së fundmi, Tolgahan për 1 milionë e 600 mijë ndjekësit e tij në instagram ka publikuar një video të bukur. Aktori shihet duke pushuar së bashku me Efehanin, të cilin e mbanë në gjoks, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on Jun 28, 2019 at 10:41am PDT

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017./21Media

.

Alvin Karaqi nuk e kaloi kampionin e botës

0

Karaqi në luftën e dytë do të ndeshet me nënkampionin e botës

Karaqi në luftën e dytë do të ndeshet me nënkampionin e botës
Karateisti kosovar, Alvin Karaqi nuk arriti të kalojë kampionin e tanishëm të botës, kroatin Ivan Kvesic, në rrethin e parë të grupit B të garave të karatesë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Karateisti Karaqi dha maksimumin dhe deri në sekondat e fundit ishte rival i barabartë, por disa gabime në fund i kushtuan me humbje në fund 5:0, në kategorinë -84 kg.
Karaqi në luftën e dytë do të përballet me ukrainasin, Valerii Chobotar, i cili është nënkampion i botës./21Media

Festë në familjen e ministrit Lekaj

0

Ministri feston datë të shënuar
Sot në familjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt ka festë. Ministri Lekaj sot feston ditëlindjen e 57-të.
Me rastin e ditëlindjes, gjatë ditës së sotme ministri pritet që të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.
Pal Lekaj është lindur më 29.06.1962 në Gjakovë. Shkollën fillore e ka përfunduar në Novosellë të Epërme. Në vitin 1977-1980 ka vijuar shkollën e mesme në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, për të vazhduar pastaj në vitet 1984/5 studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1993 ka arritur të marrë titullin Doktor i Mjekësisë.
Gjatë viteve 1999 – 2000 ka qenë drejtor i Departamentit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës. Gjatë viteve 2001 – 2006 ka qenë asambleist në Kuvendin e Komunës së Gjakovës. Ndërsa, në vitin 2007 ka qenë kryeshef ekzekutiv në komunën e Gjakovës. Për dy mandate 2007 – 2013 ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës. Ndërkaq, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj ka qenë gjatë viteve 2016 – 2017.
Pal Lekaj është i martuar dhe ka dy fëmijë./21Media

.

“Berati, qyteti malor më i mrekullueshëm që keni parë ndonjëherë”

0

Berati është klasifikuar si trashëgimi botërore në UNESCO
Qyteti i Beratit në Shqipëri është thjesht qyteti malor më joshës në Europë, fillon reportazhin e saj për qytetin e “një mbi një dritareve” portali amerikan, “Nothing Familiar”, që i kushtohet udhëtimeve në botë.
“Nëse do të ndodhej në një vend më popullor si Italia apo Franca autobusët me turistë do të ishin në radhë dhe njerëzit do ishin duke u ngjeshur në çdo rrugicë. Për fatin tonë të mirë nuk ishte kështu! Megjithatë, situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Berati nuk ngjason me asnjë qytet tjetër që keni parë, duke filluar nga godinat e ngecura në mal dhe duke vazhduar me dritaret e panumërta që shkëlqejnë nën dritën e diellit”, shkruan portali amerikan.
Të eksplorosh qytetin e “një mbi një dritareve”
Berati është klasifikuar si trashëgimi botërore në UNESCO, bashkë me Gjirokastrën dhe Parkun Kombëtar të Butrintit. Është e lehtë të kuptosh përse ky qytet ka marrë këtë nder falë arkitekturës së tij osmane, lumit që hyn deri në qendër dhe i hapur ndaj kulturës dhe besimit. Dhe pasi i jep një vështrim të shpejtë shtëpive tradicionale do të kuptosh përse pseudonimi i tij është qyteti i “një mbi një dritareve”!
Pesë gjëra që nuk duhen humbur në Berat
Ngjituni deri në Kështjellën e Beratit për të pasur një pamje të plotë të qytetit.
Udhëtoni nëpër qytetin e Beratit dhe mos harroni të merrni me vete kamerën.
Ngjituni për rreth një orë e gjysmë përgjatë lumit malin që bie mbi qytetin dhe Kështjellën e Beratit.
Bëni një shëtitje përgjatë Lumit Osum në perëndim të diellit para se të shijoni një gotë verë.
Mos harroni të hanë ushqime tradicionale Shqiptare.
Ngjitja në Kështjellën e Beratit
Nëse ka diçka që duhet të bëni patjetër në qytet (përveç se të dëndeni duke ngrënë ushqim tradicional) është ngjitja në Kështjellën e Beratit. Duhet përmendur se deri aty mund të shkoni edhe me makinë, por nuk është edhe aq argëtuese. Nëse ngjiteni nga qendra e qytetit mund të vazhdoni në rrugën kryesore deri në pjesën e sipërme. Çasti më i mirë për të bërë këtë ngjitje është herët në mëngjes, sepse nuk ka aspak turistë dhe nuk është as nxehtë.
Brenda mureve të qytetit ka rreth 200 familje që ende jetojnë sipas mënyrës tradicionale. A mund ta imagjinoni të keni shtëpinë brenda në kështjelle që ndodhet në një zonë të shpallur trashëgimi botërore në UNESCO? Aty ka shumë vende ku mund të shëtisni dhe mund të gjeni edhe kafene për të pirë kafe apo për të ngrënë mëngjes.
Një ditë për të pasionuarit e ushqimit në Berat
Në Berat mund të gjeni ushqimin më tradicional nga çdo pikë turistike bregdetare në Shqipëri.
Mëngjesi: Uluni në oborr dhe merrni një kafe dhe byrek pasi jeni ngjitur deri në Kështjellën e Beratit.
Dreka: Patëllxhanë të mbushur, fërgesë dhe qengj i pjekur janë disa nga opsionet më të mira.
Darka: Sallatë, qofte dhe lepur të pjekur në furrë të shoqëruar me verë të zonës.
.

Atletico e interesuar për Rodriguezin

0

Rodriguez ka pasur ofertë edhe nga Napoli

Rodriguez ka pasur ofertë edhe nga Napoli
Klubi spanjoll, Atletico Madrid është gati për t’i bërë ofertë mesfushorit të Realit, James Rodriguez.
Sipas raportimeve të medias spanjolle “El Transistor”, Diego Simeone dëshiron që ta transferojë James Rodriguezin në Atletico Madrid.
Lojtari i Real Madridit ka pasur ofertë edhe nga klubi italian, Napoli.
Atletico i ka thënë mirupafshim shumë lojtarëve si Lucas Hernandez, Diego Godin, Juanfran dhe Antoine Greizmann me këtë të fundit që pritet të largohet zyrtarisht gjatë javës së ardhshme.
Atletico e ka transferuar në Joao Felixin dhe janë gati për të bërë ofertën edhe për James, kombëtarja e të cilit u eliminua nga Kupa e Amerikës të premten.

U largua nga United, Valencia prezantohet te klubi i ri

0

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” është kthyer në vendlindjen e tij

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” është kthyer në vendlindjen e tij
Pas 10 viteve të kaluara te Manchetser United, Antonio Valencia u largua me të përfunduar stinori.
Si futbollist i lirë ai kishte të drejtën të zgjedhte ku ai donte për të vazhduar karrierën dhe vendosi të nënshkruajë me klubin nga vendlindja e tij Ekuadori, LDU Quito.
Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë publik transferimin e ish-futbollistit të Manchesterit. Kujtojmë që LDU Quito është kampione e Ekuadorit, dhe këtë sezon synon të mbërrijë larg edhe në Kupën Libertadores.
33-vjeçari ka luajtur 339 ndeshje me “Djajtë e Kuq”, teksa ka realizuar edhe 35 gola.

Stanaj publikon këngën e re “Love Me”

0

Projekti i ri nga Stanaj
Pop ylli me prejardhje shqiptare, Albert Stanaj, ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv
“Love Me” titullohet kënga e re e nga Stanaj, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Në paralajmërimin e këtij projekti muzikor, Stanaj ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka qenë më i lumtur për publikimin e një kënge.
“‘Love Me’, 28 qershor! Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i lumtur për publikimin e një kënge. Vërtetë ndihem sikur kjo është kënga më e madhe e jetës time. Mezi po pres”, ka shkruar Stanaj në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 
LOVE ME is out now on all platforms I hope it inspires you the way you all inspire me. Thanks for being part of my story. The next chapter starts today. Link in bio for full video.
A post shared by Stanaj (@stanaj) on Jun 28, 2019 at 10:04am PDT

.

Haliti-Radine, bashkëbisedim artistësh për artin bashkëkohor

0

Dy artistet do të flasin për artin bashkëkohor në përgjithësi
Sot me fillim nga ora 18:00, Qendra Multimedia organizon bashkëbisedim mes artistes kosovare Flaka Haliti dhe kuratoren gjermane Leonie Radine.
Ky bashkëbisedim do të shënojë përmbylljen e takimeve ballë-për-ballë të dy artisteve me artistë të rinj vendorë në Kosovë, në të cilat ata kanë pasur mundësinë të marrin këshilla për projektet e tyre artistike.
Në këtë bashkëbisedim, dy artistet do të flasin për artin bashkëkohor në përgjithësi si dhe për bashkëpunimet e tyre të mëparshme dhe ato në të cilat janë duke punuar aktualisht.
Bashkëpunimi i dyshes ka filluar në vitin 2018 me ekspozitën “Këtu – apo atje, është më atje” të Halitit në Galerinë Kombëtare të Tiranës, dhe vazhdon me ekspozitën e ardhshme “Këtu dhe tanii” në Muzeun e Ludwig: Transcorporealities në Kolonjë.
Në punët e saj, Haliti përzien estetikën me objekte të ndryshme të përditshmërisë, në mënyrë që të eksplorojë horizonte, agjenci të mundshme dhe figuracione alternative përtej kufijve strukturorë dhe politikë, koncepte të thjeshta të përkatësisë dhe projeksione që lidhen me identitetin.
Praktika e saj ndërdisiplinore kërkon për diversitet dhe lëvizje të pozitës së çfarëdo objekti si dhe ndërvarësive brenda për brenda një rrjeti kompleks të marrëdhënieve të pushtetit.
.