May dha fjalimin lamtumirës para deputetëve

0

May do të vazhdojë si deputete e Kuvendit

Theresa May është përballur me pyetjet e deputetëve për herën e fundit para se Boris Johnson të bëhet kryeministër.

Asaj i vëreheshin emocionet pasi e la foltoren nën duartrokitje.

Më vonë, ajo do të ofrojë dorëheqjen e saj Mbretëreshës pas dorëzimit të fjalimit lamtumirës në Downing Street, përcjell rtv21.tv.

Në fjalën e saj përfundimtare, May tha se ajo do të vazhdojë si deputete e Kuvendit.

Ajo tha se ishte e lumtur t’ia dorëzonte  postin një pasuesi të angazhuar për Brexit dhe për të krijuar “një të ardhme të ndritshme për këtë vend“.

Një numër i deputetëve patën rastin të lavdërojnë përkushtimin e saj dhe arritjet në çështjet si skllavëria moderne, shëndeti mendor dhe përfshirja e e grave në politikë.

Jeremy Corbyn pranoi “respektin për shërbimin publik” të May , por kritikoi të dhënat e saj mbi ekonominë, pastërtinë dhe Brexit./21Media

Tragetet për në Shqipëri me vonesë deri në 24 orë

0

Grevat në Itali ditën e mërkurë kanë paralizuar transportin publik në pjesën më të madhe të qyteteve.

Ndërprerja e shërbimeve të autobusëve, trenave, taksive dhe trageteve nisi që herët në mëngjes, në periudha të ndryshme kohore.

Në Romë dhe Bari, sindikalistët e federatave lokale të transportit janë zotuar të ndërpresin punën deri në orën 16:30. Në Milano, Firencë dhe Torino ndalesat do të nisin nga ora 18:00 e mbas ditës deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa në Venecie, Napoli dhe Palermo kufizimi i shërbimeve zgjati deri në orën 13:00.

Në sektorin hekurudhor, tramvajet, metrotë apo trenat publikë do të qëndrojnë mbyllur deri në orën 17:00, me përjashtim të atyre të rëndësisë së veçantë.

Shoqatat një ditë më parë nuk arritën kompromis me Ministrinë italiane të Transportit.

Ankesat e tyre kanë të bëjnë me mungesën e rregullave të konkurrencës së drejtë dhe me politikat e dumpingt, që lejojnë operatorët e rinj futen në treg me çmime shumë të ulëta dhe rritin presionin mbi ata ekzistues.

Ndërkohë të premten e 26 korrikut, punonjësit e kompanisë vendëse ajrore “Alitalia” kanë paralajmëruar pezullimin e shërbimeve nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 të mesditës, duke u tërhequr nga vendimi i mëhershëm për një grevë 24 orëshe.

Këtë fundjavë parashikohen greva edhe në disa aeroporte evropiane, si ato të Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës./oranews

Ministri Gashi ndanë 474 mijë euro për Shtimen

0

Shuma e ndarë u dha për ndërtimin e Arkivit të qytetit dhe përfundimin e punimeve të stadiumit

Shuma e ndarë u dha për ndërtimin e Arkivit të qytetit dhe përfundimin e punimeve të stadiumit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka nënshkruar dy memorandume për financimin e projekteve sportive, rinore e kulturore. Bëhet fjalë për projektet: Ndërtimin e Arkivit të qytetit dhe Përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit. Projekte që do të implementohen gjatë këtij viti, përcjell rtv21.tv.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Gashi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. “Projekti i ndërtimit të Arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga Ministria në vlerën afër 227 mijë euro, ndërkaq projekti për përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro.”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e imazhit./21Media

Nuk ka ethe afrikane të derrave në Maqedoni, ndalesë për prurjen e ushqimit prej kafshëve

0

Në Maqedoni nuk ka ethe afrikane të derrave, sigurojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Megjithatë nga kjo agjenci i përforcojnë masat mbrojtëse për shkak të përhapjes së kësaj sëmundjeje ngjitëse e cila tashmë është përhapur në Bullgari, Romani dhe shtete të tjera të Evropës juglindore. Është sjellë ndalesë për import, por ndërmerren edhe masa edukative për kultivuesit. Po intensifikohet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve me qëllim që gjendja të jetë nën kontroll.

“Për momentin, theksoj se në RMV nuk ka ethe afrikane të derrave, as nëpër fermat as te derrat e egra. Ethet afrikane të derrave nuk është sëmundje e rrezikshme për njerëzit por është sëmundje ngjitëse me rrezik të lartë për derrat e egra dhe derrat shtëpiake  e cila përhapet shpejtë përmes kontaktit me derrat e infektuara, produktet nga kafshët që nuk janë trajtuar në mënyrë termike. U bëj thirrje qytetarëve të cilët udhëtojnë në Bullgarinë dhe vendet tjetra ku është diagnostikuar kjo sëmundje, kur të kthehen në vend, në bagazhin e tyre të mos mbajnë ushqim prej kafshëve”, theksoi Zoran Atanasov, drejtor i AUV.

Rregullorja e harmonizuar me Ligjin për gjuhët, opozita u largua nga kuvendi para votimit

0

Kuvendi me procedurë të shkurtër miratoi ndryshimet e Rregullores me të cilat harmonizohet me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa propozimi vjen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas tij, ndryshimet kontribuojnë për rregullim të përgjithshëm të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në ndryshimin e emrit të shtetit. Me ndryshimet parashihet edhe ndryshimi i vulës së Kuvendit ku do të jetë emri i ri i shtetit dhe do të jetë në dy gjuhë. Për këtë ligj votuan 63 deputet, të gjithë nga shumica parlamentare, ndërsa opozita e lëshoi sallën. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve, gjë për të cilën dje në seancë reagoi koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski, sipas së cilit me sjelljen e ndryshimeve me procedurë të shkurtën nuk respektohet procedura dhe se nuk është në përputhje me procesin Zhan Mone, në të cilin, siç theksoi, partitë politike me konsensus dakordohen për ndryshimin e Rregullores. Xhaferi u përgjigj se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në mars të vitit 2018 dhe se me ndryshimet vetëm janë harmonizuar aktet nënligjore të Kuvendit.

Qeveria do të luftojë kundër dezinformatave!

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur plan aksional për menaxhim me dezinformatat të cilat po bëhen sulm serioz në proceset demokratike dhe zgjedhore dhe që ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në pres konferencë për mediat theksoi se dezinformatat janë një nga sfidat më të mëdha për demokracinë në vitin 2019 dhe mjet për manipulim me qytetarët. Zaev tha se keqpërdorimi i teknologjisë për krijimin e entiteteve të rreme u bë sulm serioz në proceset demokratike dhe zgjedhore dhe se seriozisht kërcënohen që të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat.

Zave theksoi se në dy vitet e fundit në disa raste është përballur me përhapjen masive të dezinformatave në rrjetet sociale dhe në mediat tradicionale si dhe një pjesë e informacioneve ishin shpërndarë nga territore të shteteve tjera.

“Si përgjigje për këto kërcënime kibernetike dhe sipas angazhimeve për transparencë dhe llogaridhënie Qeveria po punon në Planin aksional për menaxhim me dezinformatat në nivel sistematik. Qëllimi ynë është që ta përforcojmë sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë dhe ta mbrojmë dhe avancojmë demokracinë”, u shpreh kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Plani aksional kundër dezinformatave do të jepet në diskutim publik dhe deri në versionin final do të dëgjohen të gjitha mendimet e të gjithë faktorëve në shoqëri. Plani aksional përbëhet nga dy pjesë në pjesën e pare janë përfshirë masat e sigurisë ndërsa në pjesën e dytë janë përfshirë masat proaktive.

Zaevi i përgjigjet Irfan Asanit

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, iu përgjigj Drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë, Irfan Asanit, i cili nuk e pajtohet me shkarkimin e tij nga posti i drejtorit.

Britania dërgoi ndërmjetësues në Iran të negociojë për lirimin e anijes-cisternë

0

Shefi i Kabintetit të liderit suprem iranian Mohamadi Golpajegani bëri të ditur se Britania ka dërguar ndërmjetësuesin e saj në Iran për të negociuar për lirimin e anijes-cisternë e cila ka lundruar nën flamurin britanik. Të premten e kaluar Republika Islamike ka sekuestruar anijen-cisternë Stena Impero duke potencuar se është përplasur me një anije peshkimi dhe me këtë rast tenisionet midis Iranit dhe Britanisë janë rritur.

Golpajegani nuk ka më shumë informacione për qëndrimin e ndërmjetësuesit britanik, por në mënyrë ironike ka komentuar rolin britanik në çështjet e brendshme iraniane gjatë kolonializmit.

Edi Rama: Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një status në Twitter shkruan se teatrin e ri Kombëtar e kërkën kryeqyteti, vendi, kombi dhe shumica e komunitetit të artistëve të skenes. Rama shkruan se kush nuk është dakordë është i respektuar mirëpo nuk ka të drejtë dhe mandat të pengojë rindërtimin e ri të teatrit Kombëtar.

“Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, thekson Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, shkruan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Han dhe Riker vijnë në Shkup, takime me kreun shtetëror dhe me opozitën

0

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han nesër vjen në Shkup në takime me kreun shtetëror dhe me liderë të partive politike.

Han do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristian Mickoski.

Sipas agjendës zyrtare, do të bisedohet për reformat lidhur me eurointegrimin e vendit dhe pritjet që në vjeshtë të përcaktohet datë për fillimin e negociatave inkuadruese. Pritet të flitet edhe për ligjin e ri për prokurori publike me të cilin duhet të rregullohet statusi i ardhshëm i PPS-së.

Një ditë më vonë për vizitë në vend duhet të vijë edhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker. Ai vjen në Shkup nga Athina ku pati takime me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, me përfaqësues të tjerë qeveritarë, si edhe me ish-kryeministrin Aleksis Cipras.

Në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.