Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur plan aksional për menaxhim me dezinformatat të cilat po bëhen sulm serioz në proceset demokratike dhe zgjedhore dhe që ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në pres konferencë për mediat theksoi se dezinformatat janë një nga sfidat më të mëdha për demokracinë në vitin 2019 dhe mjet për manipulim me qytetarët. Zaev tha se keqpërdorimi i teknologjisë për krijimin e entiteteve të rreme u bë sulm serioz në proceset demokratike dhe zgjedhore dhe se seriozisht kërcënohen që të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat.
Zave theksoi se në dy vitet e fundit në disa raste është përballur me përhapjen masive të dezinformatave në rrjetet sociale dhe në mediat tradicionale si dhe një pjesë e informacioneve ishin shpërndarë nga territore të shteteve tjera.
“Si përgjigje për këto kërcënime kibernetike dhe sipas angazhimeve për transparencë dhe llogaridhënie Qeveria po punon në Planin aksional për menaxhim me dezinformatat në nivel sistematik. Qëllimi ynë është që ta përforcojmë sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë dhe ta mbrojmë dhe avancojmë demokracinë”, u shpreh kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Plani aksional kundër dezinformatave do të jepet në diskutim publik dhe deri në versionin final do të dëgjohen të gjitha mendimet e të gjithë faktorëve në shoqëri. Plani aksional përbëhet nga dy pjesë në pjesën e pare janë përfshirë masat e sigurisë ndërsa në pjesën e dytë janë përfshirë masat proaktive.
