​Feronikeli në disavantazh

0

Ndeshja po zhvillohet në Sllovaki
Slovan Bratislava ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Skuadra sllovake ka kaluar në epërsi në minutën e 9-të përmes Nonos, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.
Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Feronikelit po zhvillohet në Sllovaki, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Kosovë.

.

Haradinaj mbrohet në heshtje, nuk pret aktakuzë

0

Haradinaj: Jam i gatshëm të takohem për zgjedhje

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Hagë. Haradinaj nuk i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, ndërsa thekson se nuk pret aktakuzë. Para gazetarëve ka deklaruar se kthehet në jetën politike të Kosovës dhe është i gatshëm për zgjedhje./21Media

Rregullorja e harmonizuar me Ligjin për gjuhët, opozita u largua nga kuvendi para votimit

0

Kuvendi me procedurë të shkurtër miratoi ndryshimet e Rregullores me të cilat harmonizohen dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa propozimi vjen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas tij, ndryshimet kontribuojnë për rregullim të përgjithshëm të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në ndryshimin e emrit të shtetit. Për këtë ligj votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa opozita para votimit u largua nga salla.

“Votuan gjithsej 63 deputetë, të gjithë 63 deputetë votuan PËR, të përmbajtur – nuk ka, kundër –  nuk ka. Konstatoj se Kuvendi e miratoi Rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve pa u harmonizuar edhe ndryshimet tjera për të cilat zhvillohen bisedime me procesin “Zhan Mone”. Në lidhje me këtë, reagoi koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski, sipas së cilit me sjelljen e ndryshimeve me procedurë të shkurtër nuk respektohet procedura dhe se nuk është në përputhje me procesin “Zhan Mone”, në të cilin, siç theksoi, partitë politike me konsensus dakordohen për ndryshimin e Rregullores.

“Pse nuk  lëni që për këtë punë të harmonizohen edhe grupet e deputetëve dhe së bashku me sjelljen e të gjithë Rregullores ta bëjnë këtë në mënyrë konsensuale për të kënaqur të gjitha partitë politike dhe të gjithë deputetët në Kuvend. Megjithatë ju njësoj siç bëtë me ligjin për gjuhët për të cilin VMRO-DPMNE dorëzoi 35 363 amendamente, e injoroni vullnetin e deputetëve”, deklaroi Nikolla Micevski.

Xhaferi u përgjigj se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në mars të vitit 2018 dhe se me ndryshimet vetëm janë harmonizuar aktet nënligjore të Kuvendit. Me ndryshimet parashihet edhe ndryshimi i vulës së Kuvendit ku do të jetë emri i ri i shtetit dhe do të jetë në dy gjuhë.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

Rasti “Rashkoski”, gazetari thirret në polici, Antikorrupsioni po i shqyrton faktet

0

“Në vend që institucionet të ndjekin krimin dhe korrupsionin, Ministria e Punëve të Brendshme ndjek ata të cilët e zbulojnë krimin”. Kështu u shpreh gazetari Ljubço Zllatev i cili sot ishte i thirrur në bisedë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai në portalin e tij e ka publikuar audio-incizimin  në të cilin dëgjohet gjenerali i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, duke biseduar për një tender për blerje të sistemit të radarëve, andaj u për këtë u detyrua të jep llogari në polici.

“Shërbimet e policisë më pyetën për dy gjëra. Pyetja e parë, a jam unë ai që qëndroj pas tekstit që është jo logjike sepse aty në fund të tekstit qëndron emri im, dhe pyetja e dytë ishte, kush ishte informatori që më dha audion”, deklaroi Ljupço Zllatev.

Gazetari Zllatev tha se gjatë bisedës, nëpunësi policor i ka thënë se ata veç më e dinë së kush është burimi i audiove.

Ndërkohë reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve. Nga atje thonë se mbrojta e burimit të informacionit është e drejtë dhe garantuar me ligje dhe standarde evropiane. Në kumtesën e tyre  theksohet se një praktikë e tillë mund të konsiderohet si presion  ndaj gazetarëve e cila mund të shpije deri në vetcenzurim.

“SHGM rikujton se Kushtetuta e RMV-së në nenin 16 e garanton të drejtën e mbrojtjes së burimit të informacionit tek mjetet e informimit dhe gjithashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Ligjin për media, si dhe në dekretin e Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Nga ana tjetër Komisioni për Antikorrupsion, ka kompletuar dokumentacionin për rastin Rashkoski dhe tenderin për radarët të M-Nav.

Përgatiti: Valmira Zendeli

Qindra udhëtarë të bllokuar në një tren në Belgjikë

0

Më shumë se njëqind udhëtarë janë bllokuar në trenin “Eurostar” në Belgjikë për shkak të problemeve me rrjetin e mbushjes.

Udhëtarët e “Eurostar” në rrjetet sociale publikuan se janë bllokuar në vagonët e trenit  me temperaturë të lartë të ajrit.

“Eurostar” kumtoi se bëhet fjalë për mënjanim të defektit  me mbushjen për shkak të së cilës njëri tren u ndal në binaret. Për shkak të asaj së paku dy trena që qarkullojnë  mes Londrës dhe Brukselit janë anuluar, ndërsa udhëtarëve u janë rimbursuar shpenzimet  ose u është siguruar transport tjetër.

Emery: Nuk do ta lejoj Koscienlyn të më shqetësoj

0

Mbrojtësi nuk pranoi të udhëtojë me bashkëlojtarët në Amerikë
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk është i fokusuar për të ardhmen e Laurent Koscienlyt.

Mbrojtësi nuk pranoi të udhëtojë me bashkëlojtarët në Amerikë për përgatitjet para-sezonale duke kërkuar një transferim në Francë.
“Kam respekt për të. Doja që ai të udhëtojë me ne, në mënyrë që të gjej një zgjedhje. Problemi është vetëm tek ai dhe klubi. Ai vendosi të qëndrojë jashtë. Plani im është të punoj me lojtarët që duan të qëndrojnë”, deklaroi ai.

.

Laburistët paralajmërojnë votim të mosbesimit për Boris Xhonsonin

0

Partia Laburiste opozitare britanike do të propozojë votim të mosbesimit te kryeministri i ri Boris Xhonson, kur të vlerësojë se hapi i tillë ka mundësi më të mëdha për sukses, deklaroi sot zëdhënësi i partisë.

“Ne do të propozojmë votim të mosbesimit, në momentin kur do të vlerësojmë se do të ketë mundësi më të mira për sukses, e kjo do të varet nga rrethanat momentale”, tha ai.

Sipas burimeve anonime, mediumet britanike njoftuan se Partia Laburiste nuk do të kërkojë votim të mosbesimit këtë javë, pasi deputetët shkojnë në pushim të premten.

Xhonson, pasdite edhe zyrtarisht do të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe.

Arrestohet Tomor Morina në Maqedoni, MPB, është arrestuar me kërkesë të Interpolit!

0

Tomor Morina nga Gjakova sot në orën 15 është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë TV21, se Tomor Morina është arrestuar me kërkesë të Interpolit. Tomor Morina është ish ushtarë i UÇK-së, ndërsa ende nuk dihen shkaqet për fletarrestimin e tij. Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë e Veriut, veprim ky që ndodhi pas një flet arresti të Serbisë. Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në rrjetin social Facebook thekson se ky është një tjetër shembull i keqpërdorimit politik nga Serbia.

Veteranët e Tetovës fitues të turneut të parë përkujtimor “Fadil Vokrri”

0

Si futbollisti më i mirë me këpucën e mori Muharrem Sahiti

Si futbollisti më i mirë me këpucën e mori Muharrem Sahiti
Emra të mëdhenj të futbollit nga po thuajse të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur, dje në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky Stadium si asnjëherë më parë ka qenë vendtakim i shumë yjeve të futbollit të viteve të 80-ta dhe i bashkëkohanikëve të Legjendës, për të nderuar veprën dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së në turneun e parë përkujtimor të organizuar nga FFK-ja, me veteranët e Prishtinës, Llapit, Flamurtarit të Vlorës dhe Tetovës.
Përveç ekipeve pjesëmarrëse këtë turne krahas familjarëve të Legjendës e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe shumë shokë e miq të tij, në mesin e të cilëve edhe Paskal Papadopolos, Brian Deane e  Carl Shieber, derisa i pranishëm ishin edhe Sokol Kushta, i cili i kishte shënuar gol Partizanit të Beogradit pikërisht në ndeshjen në të cilën kishte luajtur edhe Fadil Vokrri.

Turneun e hapi presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu, teksa vlerësoi lartë figurën e ish-presidentit Vokrri, derisa topin nga qendra e nisi Paskal Papadopolos, i cili ishte mik i ish-presidentit të FIFA-s, Sep Blatter dhe përkrahës i madh i ish-presidentit Vokrri në rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale veteranët e Tetovës u treguan më të mirë se ata të Flamurtarit të Vlorës, duke i mundur me rezultat 6:2. Tre gola për tetovarët i shënoi Artim Shaqiri, derisa me nga një gol kontribuuan Skender Jonuzi, Harun Isa dhe Husein Kadriu, derisa për vlonjatët  shënuan Eqrem Memushi dhe Kreshnik Çipi.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, veteranët e Prishtinës vetëm pas serisë së penalltive arritën të mundin veteranët e Llapit, 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt (dy herë nga 20 minuta) u mbyll me rezultat 1:1. Të parët shënuan llapjanët nëpërmjet Rrahim Kaçandollit, derisa rezultatin e barazoi Muharrem Sahiti.
Lojë interesante u zhvillua edhe në finale, ku dy herë në epërsi ishin tetovarët, por që në fund fituesin e trofeut e përcaktuan penalltitë. Artim Shaqiri shënoi për 1:0, por shifrat i barazoi në pjesën e dytë Eroll Salihu.
Tetovarët i riktheu në epërsi Burhan Emerllahu, por ishte sërish Salihu, i cili i barazoi shifrat për t’ia mundësuar ekipit të tij që trofeun ta kërkojnë nëpërmjet penalltive. Megjithatë, nga pika e bardhë më efikas u treguan tetovarët, të cilët në fund fituan me rezultat 7:6.
Në fund të turneut, Muharrem Sahitit i takoi “Këpuca e artë” si futbollisti më i mirë i turneut me numrin 9, derisa golashënuesi më i mirë ishte Artim Shaqiri. Ekipet pjesëmarrëse u nderuan me medalje, derisa Tetova si fituese me trofeun ‘Fadil Vokrri’, të cilin për kapitenin Ismajl Sylejmani e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Në secilën ndeshje në minutën e 9-të u ndërpre loja dhe me duartrokitje u nderua Legjenda, Fadil Vokrri, derisa në finale tifozët ‘Dardanët’ shpalosën një banderolë me figurën e ish-presidentit Vokrri. Në ndeshjen finale të këtij turneu drejtësinë për disa minuta e ndau ish-gjyqtari i njohur kosovar, Ismet Shurdhani.
Ndërkohë në darkën e përbashkët në ‘Emerald’ u ndanë edhe mirënjohje dhe plaketa për personalitete të shquara të futbollit dhe jo vetëm, derisa pjesëmarrësit evokuan kujtime të shumta me Legjendën, duke e vlerësuar si futbollistin më të madh të të gjitha trojeve shqiptare. /21Media
 

Unikkatili mbledh shqiptarët në Mitrovicë

0

Pas tre ditëve, Unikkatili do të performojë në Mitrovicë, së bashku me shumë yje të estradës shqiptare.

Ja ku mund ti blini biletat në Maqedoni

Shkup : Ali Tabako (+389) 71-474-119, Liridon Krosi  (+389) 70-588-006

Tetove : Zippo Tobacco , Altrin Zaimi ,Sabri Sherifi (+389) 70-732-412

Kumanove : Erduan Spahiu  (+389) 70-466-686