Laburistët paralajmërojnë votim të mosbesimit për Boris Xhonsonin

TË FUNDIT

Partia Laburiste opozitare britanike do të propozojë votim të mosbesimit te kryeministri i ri Boris Xhonson, kur të vlerësojë se hapi i tillë ka mundësi më të mëdha për sukses, deklaroi sot zëdhënësi i partisë.

“Ne do të propozojmë votim të mosbesimit, në momentin kur do të vlerësojmë se do të ketë mundësi më të mira për sukses, e kjo do të varet nga rrethanat momentale”, tha ai.

Sipas burimeve anonime, mediumet britanike njoftuan se Partia Laburiste nuk do të kërkojë votim të mosbesimit këtë javë, pasi deputetët shkojnë në pushim të premten.

Xhonson, pasdite edhe zyrtarisht do të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe.