Kosova gjunjëzoi Australinë – RTV21

0

Kosova me 18 gola epërsi

Kosova me 18 gola epërsi
Ka përfunduar ndeshja hendbollistike ndërmjet Australisë dhe Kosovës me rezultat përfundimtar 20:38 për Kosovën.
Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Kosova ishte bindshëm përpara Australisë. Vetëm në pjesën e parë Kosova dridhi rrjetën e kundështarit 21 herë, shkruan rtv21.tv.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Kosova gjunjëzon Australinë – RTV21

0

Kosova me 18 gola epërsi

Kosova me 18 gola epërsi
Ka përfunduar ndeshja hendbollistike ndërmjet Australisë dhe Kosovës me rezultat përfundimtar 20:38 për Kosovën.
Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Kosova ishte bindshëm përpara Australisë. Vetëm në pjesën e parë Kosova dridhi rrjetën e kundështarit 21 herë, shkruan rtv21.tv.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Zaev: Hetimet për rastin “Reket”, duhet të vazhdojnë

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit me eurokomisarin Johanes Han, në konferencën për media folën edhe për rastin “Reket”, me të cilën kryeministri Zaev, theksoi me ngjarjet e fundit po luftojmë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zaev tha se askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe amnistuar, inkurajoj Prokurorin Publike që të vazhdojë me procedurën për rastin “Reket”. Zaev theksoi se askush nuk mund të ikë nga Ligji.

Japonia është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5.3 ballësh

0

Tërmet me fuqi prej 5,3 ballë sipas shkallës së Riterit e goditi sot pjesën Qendrore të Japonisë, kumtoi Agjencia meteorologjike spanjolle. Epiqendra e tërmetit ka qenë në qarkun Çiba në thellësi prej rreth 60 kilometra, transmeton Tass.

Tani për tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme të shkaktuara materiale, ndërsa nuk është dhënë as paralajmërim për cunami.

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë ndaj autobusit qeveritar në Kabul

0

Mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi me bombë mbi një autobus qeveritar kanë humbur jetën të paktën pesë persona, kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kabul, Nasrat Rahimi.

“Së paku edhe dhjetë persona tjerë janë lënduar në sulmin ndaj autobusit në Ministrinë e Transportit”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së në Kabul, Nasrat Rahimi.

Shpërthimin sipas autoriteteve e ka shkaktuar një atentator vetëvrasës.

Për momentin asnjë grup nuk e ka ndërmarr përgjegjësin për sulmin.

Han: Në tetor do të merrni datë për bisedime, miratoni Ligjin për PPS!

0

Eurokomisari Johanes Han ka realizuar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët pas takimit dolën me pres konferencë. Han beson se vendet anëtare të BE-së në tetor do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve.  Han tha se vendi duhet të vazhdojë me reformat por duke vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike Speciale.

Eurokomisari Hahn tha se është shumë e rëndësishme që deri në tetor të miratohet Ligji i Prokurorisë Publike Speciale, partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryeministrin Zaev, eurokomisari Han do të realizojë takime edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Australisë

0

Kosova në epësi me 12 gola

Kosova në epësi me 12 gola
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Australisë dhe Kosovës në hendboll me rezultat 9:21 për Kosovën në kuadër të botërorit “Spanjë 2019”

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Johnson mbledhë për herë të parë kabinetin

0

31 ministra në kabinetin e ri

Kabineti i ri i Boris Johnson do të mblidhet për herë të parë mëngjesin e sotëm, përpara se kryeministri i ri britanik t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Dominic Raab dhe Priti Patel u kthyen në Qeverinë britanike. I pari si sekretar i Jashtëm, ndërsa e dyta si sekretare e Brendshme.

Më shumë se gjysma e kabinetit të Theresa May, duke përfshirë edhe Jeremy Hunt rivalin e Johnson, u larguan ose u shkarkuan.

Kabineti i Johnson do të përbëhet nga 31 ministra, nga 29 sa ishin. 26% prej tyre do të jenë femra, që është rënie e pjesëmarrjes së grave në krahasim me kabinetin e May në të cilin ishin 31% femra.

Mosha mesatare do të jetë 48-vjeç nga 51-vjeç sa ishte./21Media

​Tottenhami kërkon Dybalen, por e pengon…

0

“Zonja e vjetër” kërkon 80 milionë euro për argjentinasin

“Zonja e vjetër” kërkon 80 milionë euro për argjentinasin
Tottenhami është i gatshëm të hyjë në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Gjiganti anglez tashmë e ka kontaktuar “zonjën e vjetër” për një mundësi të transferimit të argjentinasit në kampionatin anglez.
“Zonja e vjetër” kërkon 80 milionë euro për argjentinasin, gjë e cila është një problem për Tottenhamin, ngase këtë verë kanë blerë francezin, Tanguy Ndombele prej Lyonit për 65 milionë euro.

Mueller: Trump nuk ka ‘shpëtuar’

0

Pretendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ishte “tërësisht i liruar” nga akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale janë hedhur poshtë nga ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Mueller tha se ai nuk e ka liruar Trumpin nga drejtësia. Në komentet e tij ka thënë se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Ish-drejtori i FBI-së, tha se gjetjet dëshmojnë për ndërhyrje, por nuk mund ta akuzonin presidentin Trump, por në të njëjtën kohë as nuk mund ta lirojnë nga dyshimet.

Në total, 35 persona dhe tre kompani u akuzuan nga Mueller që lidhen drejtpërdrejt dhe indirekt me ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Ndërsa asnjë anëtar i familjes Trump nuk u akuzua.

Megjithatë, Trump kritikoi performancën e Mueller dhe tha se “kjo ishte një ditë e mrekullueshme për mua”./21Media