Eurokomisari Johanes Han ka realizuar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët pas takimit dolën me pres konferencë. Han beson se vendet anëtare të BE-së në tetor do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve. Han tha se vendi duhet të vazhdojë me reformat por duke vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike Speciale.
Eurokomisari Hahn tha se është shumë e rëndësishme që deri në tetor të miratohet Ligji i Prokurorisë Publike Speciale, partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas takimit me kryeministrin Zaev, eurokomisari Han do të realizojë takime edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
