Boksieri 23 vjeçar vdiq pas meçit

0

Boksi profesional ka pësuar vdekjen e tij të dytë në më pak se një javë.

Boksi profesional ka pësuar vdekjen e tij të dytë në më pak se një javë.
Boksieri argjentinas, Hugo Alfredo Santillan, vdiq në Buenos Aires, pas një dëmtimi në tru siç raportohet, pas një ndeshje të peshave super të lehta. Takimi i mbajtur në Argjentinë, përballë uruguaianit Eduardo Javier Abreu, ditën e shtunë, rezultoi fatal për 23-vjeçarin. Ai filloi të ndjente shqetësime, në momentin që po shpallej fituesi i ndeshjes.

Pasi u rrëzua mbi ring, ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte tejet serioze dhe ai përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më. Hugo Santillan ishte një boksier profesionist që nga viti 2015, ku kishte marrë pjesë në 27 ndeshje (19 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime).
Vdekja e Santillan vjen vetëm disa ditë pasi boksieri rus Maxim Dadashev vdiq nga plagët që pati gjatë një lufte të premten e kaluar. 28-vjeçari ra në koma pastaj vdiq të martën./21Media
 

​Zyrtare: Arsenali huazoi yllin e Realit

0

Arsenali ka huazuar për një vit yllin e Real Madridit, Dani Ceballos.
Gjiganti anglez e ka konfirmuar këtë përmes rrjeteve sociale.
Spanjolli nuk mundi të hyjë në ekipin e parë të Zinedine Zidanes dhe është i gatshëm të luajë në kampionatin anglez.
Për Dani Ceballos ka qenë i interesuar edhe Tottenhami.

Ja kush e fitoi derbin anglez mes Tottenahmit dhe United

0

United mundi Tottenahmin

United mundi Tottenahmin
Manchester United ka arritur ta mposhtë Tottenahmin me rezultat 2-1 në kuadër të International Champions Cup.
Golin e parë e shënoi United përmes Anthony Martial në minutën e 21-të, më pas Lucas Moura i barazoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Angel Gomes në minutën e 80-të.
Me këtë fitore United ngritët në vendin e katërt ndërsa Tottenhami mbetet në vendin e pestë.

Barcelona vendos ta shesë Coutinhon

0

Barcelona e ka vendosur ta shes yllin brazilian, Philippe Coutinho

Barcelona e ka vendosur ta shes yllin brazilian, Philippe Coutinho
Blaugranët kanë kërkuar 105 milionë euro për të, njoftojnë mediat spanjolle dhe për të janë të interesuar klubet evropiane si PSG, Liverpool dhe United.
Javën e kaluar agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian tha se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka thënë se Coutinho nuk është në shitje, andaj nuk ka shikuar ndonjë ekip për të.
“Nuk e kemi ofruar lojtarin te klubet e tjera, Barcelona po kërkon që Coutinho të përfshihet në transferimin e Neymarit në “Camp Nou”, mirëpo një gjë e tillë po refuzohet”, deklaroi agjenti i tij.

Kërcënim për kryeministrin Zaev, “Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep”

0

Kryeministri Zoran Zaev sot nga foltorja e parlamentit informoi se e ka denoncuar kërcënimin, i cili në një porosi në rrjetet sociale ishte shënuar në koment pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

“Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllakica Laskovska, të cilat mes tjerash kishin të bënin për katër raste mobingu. “Ka lloj-lloj dukurish mes njerëzish, ndonjëherë ndodhin mes anëtarëve të partive më të mëdha politike, por edhe mes më të voglave, ndonjëherë mes  qytetarëve të cilët nuk kanë përkatësi partiake.  Vajza ime para një ore më dërgoi porosi nga komenti në konferencë për shtyp me Hanin i cili tingëllon kështu “vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri. Dhe tani këtu nuk përfundon jeta, ç’të bëjmë ka lloj-lloj njerëzish”, tha Zaevi. Ai shtoi se dihet identiteti i atij personi, i cili ka komentuar, ndërsa rasti është denoncuar në MPB dhe siç tha ligji ka përcaktuar përgjegjësinë të cilën ai duhet ta bartë.

Filipçe: Shpërndarja e personave të varur në disa pika nënkupton zgjidhjen e problemeve me mjekimin e tyre

0

Shpërndarje e numrit të personave të varur nga Qendra në Kisella Vodë në disa pika të qytetit  ku do të marrin  terapinë, aspak nuk nënkupton zhvendosjen e këtij problemi në disa vende, por zgjidhjen e plotë të të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me këtë lloj terapie dhe mënyrën e mjekimit të këtyre pacientëve.

Këtë sot në pres konferencë të Qeverisë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se problemi është i tillë për shkak të asaj që një numër i madh i pacientëve janë përqendruar në një vend dhe se me shpërndarjen e pacientëve nuk do të ketë raste problematike, nuk do të jetë problem as për banorët, sepse pacientët do të marrin  terapi para mjekut, që, siç sqaroi, është thënë edhe në takimin e mëparshëm të tij me disa kryetarë të komunave, shoqatave të qytetarëve dhe përfaqësuesve të komunave.

“Më tepër pacientë në disa vende nënkupton pikë së pari ata terapinë do ta marrin para mjekut dhe nuk do të ketë mundësi që të keqpërdoret, nuk do të ketë nevojë që të vijnë çdo ditë, por në dy ose në tre ditë. Do të mundësojmë edhe mbështetje përkatëse psikologjike përkrahja psikologjike me ekspertet e Spitalit Psikiatrik, që janë përfshirë në këtë proces të mjekimit”, tha Filipçe dhe shtoi se janë planifikuar punësimi i kuadrove të reja që nënkupton se do të përforcohen ekipet në të gjitha institucionet.

Ahmeti kundër idesë për Prokuror nga BE, “Këshilli Gjyqësor duhet ta zgjedh Prokurorin e ardhshëm”

0

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk ka propozim për atë se kush duhet të zgjidhet për prokuror në Prokurorinë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.  Ai sikurse edhe kryeministri Zaev është i mendimit se këtë duhet ta bëjë këshilli gjyqësor. Ahmeti vlerëson se nuk ka nevojë që të zgjidhet ndonjë prokurorë nga jashtë, ashtu sikur edhe propozoi kreu i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela.

“Vendi nuk ka nevojë që të ta huazojë apo ta shndërroj veten në protektorat. Sepse gjërat dhe proceset në vend kanë shkuar aq larg sa që ne jemi anëtarë i NATO-s dhe jemi në prag të hapjes së negociatave për në BE-. Vendi ynë ka kapacitet dhe mire të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në legjislativë dhe në ekzekutivë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti për bisedat e përgjuara, në të cilat pjesë e tyre është edhe ai, tha se në qoftë se ka materiale që mund të përdoren si dëshmi, atëherë prokuroria le t’i përdor.

“Ato janë në duart e prokurorisë dhe mund të shfrytëzohen për argumente për tu vënë drejtësia në vend dhe të përmbyllen të gjitha thashethemet propagandat dhe lajmet e rrejshme që po përhapen në opinion me qëllim të dezinformimit dhe shkaktimit të hutisë tek qytetarët”, potencoi Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor, Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të hap çështjen për ndryshimin e njësive zgjedhore, sepse siç tha kjo çështje është e papërpunuar.

Ahmeti foli për vetingun për të cilin thotë se do të hapet një debat nëpër grupe parlamentare që çdo funksionar të kaloj përmes një institucioni.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Zënkë në seancën për pyetje deputetësh, Zaev e akuzoi Milloshoskin se gënjen dhe manipulon me opinionin

0

Debat i nxehtë në seancën për pyetje deputetësh. Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja, pyeti se a është e vërtet se afaristit që e ka fituar tenderin nga TEC “Manastir”, një funksionar i pushtetit i ka kërkuar 250 mijë euro, pas çka ai i është lajmëruar ambasadorit të Bjellorusisë në Beograd që të kërkoj mbrojtje, me çka shkaktoi debat të ashpër. Kryeministri Zaev për këtë tha se është manipulim dhe gënjeshtër, dhe e thirri Milloshoskin që këtë ta thotë edhe jashtë foltores së Kuvendit.


“Në opinion ka informacione ose paralajmërime se funksionar i pushtetit i ka kërkuar 250 mijë euro në kesh një afaristit nga Manastiri, i cili në 3 muajt e parë të këtij viti ka marrë tender për punë në TEC “Manastir”, u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.


“Atë që po e flitni do të ishte mirë që ta tregoni pak edhe jashtë foltores, sepse jeni duke gënjyer, po gënjeni pa turp. Domethënë dihet ku paraqitet, nëse ndonjë afarist ka qenë cak i reketit ose i janë kërkuar para”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Milloshoski e akuzoi Zaevin se ka dhënë informata të pasakta lidhur me këshilltarin Ljupço Zafirovski të cilin e paguan 1.200 euro në nivel mujor për të lobuar te Presidenti i Francës, Makron, edhe pse siç pohojnë, as nuk e kanë njohur Makronin, sepse Zafirovski ka pasur biznes me familjen e Zaevit. -Vallë a do të flisni ju për këshilltarë që paguhen shtrenjtë, kur bashkëshorten e Gjorçevit e paguanit nga 1.800 euro në muaj? – iu përgjigj Zaevi.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

Gjenden gurë nga shekulli i II-të, Arkeologët: Ato mund t’i kenë sjell vërshimet e lumit Vardar

0

Punëtoret që ishin angazhuar për rregullimin e trotuarit në Bulevardin “Partizanski Odredi” kryesisht në Karposh 4, hasën në një sarkofag që mendohet të jetë nga shekulli i dytë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme gjetën edhe një gurë të madh, i cili besohet së është i një qytetërimi shumë të lashtë.

Në vendngjarje erdhi Skender Asani Drejtor i institutit për trashëgimi kulturore.

Sipas tij këto gurë i takojnë periudhës romake.

“Duhet një interpretim me i thellë shkencor për nga shikimi i parë. Këto i takojnë periudhës Romake, erës së re të shekullit të dytë, ose të parë. Këto elemente të cilat këtu gjinden nuk është vetëm një objekt, por ka edhe shumë të tjera artefaktet të cilët dëshmojnë se këtu ka pasur ose një varrezë të periudhës Romake ose dhe se ka pasur edhe godina tjera për rreth”, theksoi Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore, Skender Asani.

Për t’i parë nga afër këto gurë, erdhën edhe disa Arkeolog.

Ata thanë se këto gurrë dhe sarkofag mund t’i kenë sjell vërshimet e lumit Vardar.

“Ato janë gjetur në përdorim të dorës së dytë, gjegjësisht janë sjellë nga vërshimet e Vardarit, dhe siç mund të shihni edhe ju vetë, gjenden në zhavorr. Ashtu siç ka rrjedhur Vardari, gjatë shekujve në hapësirat tona, ashtu edhe ato janë sjellë, supozoj nga varrezat e Shkupit, që gjenden në drejtimin e njëjtë të rrugës. Kështu që, ky sarkofag që nxirret sot, do të dërgohet në lokalitetin arkeologjik “Skupi”, njëjtë sikur këto pllaka”, deklaroi Vera Atanasovska, arkeologe.

Varreza të tilla ka edhe në shumë vendbanime të vendit tonë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Grubi: Prokurori të zgjedhet sipas badenterit, kërkojmë mbështetje nga të gjitha partitë politike, sidomos nga opozita

0

Prokurori i Prokurorisë së re të zgjidhet sipas parimit të Badenterit, tha deputeti Artan Grubi, duke e përcjellë qëndrimin e BDI-së. Ai tha se për këtë është biseduar edhe në takimin e sotëm mes liderit të partitë, Ali Ahmeti dhe euro-komisionarit Johanes Han. Ai theksoi se kërkesën e këtillë e bazojnë në vendimin paraprak kur prokurorja e PPS-së, Katica Janeva ishte zgjedhur me shumicë të dyfishtë.

“Nëse e mbani mend, zonja Katica Janeva dhe të gjithë prokurorët e tjerë në Prokurorinë Publike Speciale, ishin zgjedhur me shumicë të dyfishtë në Kuvend, por me shumicë të dyfishtë ishin zgjedhur edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë jo vetëm prokurori special, por edhe të gjithë prokurorët e tjerë në kuadër të PPS-së. Konsideroj se do të marrim mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare, sidomos në këtë aspekt u bëj thirrje partive opozitare të shqiptarëve në Kuvendin e RMV-së që të na përkrahin dhe së bashku t’i rregullojmë të gjitha mangësitë në të dy ligjet”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.