Debat i nxehtë në seancën për pyetje deputetësh. Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja, pyeti se a është e vërtet se afaristit që e ka fituar tenderin nga TEC “Manastir”, një funksionar i pushtetit i ka kërkuar 250 mijë euro, pas çka ai i është lajmëruar ambasadorit të Bjellorusisë në Beograd që të kërkoj mbrojtje, me çka shkaktoi debat të ashpër. Kryeministri Zaev për këtë tha se është manipulim dhe gënjeshtër, dhe e thirri Milloshoskin që këtë ta thotë edhe jashtë foltores së Kuvendit.
“Në opinion ka informacione ose paralajmërime se funksionar i pushtetit i ka kërkuar 250 mijë euro në kesh një afaristit nga Manastiri, i cili në 3 muajt e parë të këtij viti ka marrë tender për punë në TEC “Manastir”, u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
“Atë që po e flitni do të ishte mirë që ta tregoni pak edhe jashtë foltores, sepse jeni duke gënjyer, po gënjeni pa turp. Domethënë dihet ku paraqitet, nëse ndonjë afarist ka qenë cak i reketit ose i janë kërkuar para”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Milloshoski e akuzoi Zaevin se ka dhënë informata të pasakta lidhur me këshilltarin Ljupço Zafirovski të cilin e paguan 1.200 euro në nivel mujor për të lobuar te Presidenti i Francës, Makron, edhe pse siç pohojnë, as nuk e kanë njohur Makronin, sepse Zafirovski ka pasur biznes me familjen e Zaevit. -Vallë a do të flisni ju për këshilltarë që paguhen shtrenjtë, kur bashkëshorten e Gjorçevit e paguanit nga 1.800 euro në muaj? – iu përgjigj Zaevi.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
