Nuk mund të krahasohet martesa me shtetësinë, Zaevi bëri gafë vlerëson Sela

TË FUNDIT

Skandaloze e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, se nuk do të pranojnë propozimin e opozitës që shtetësia të mund të merret me 3 dëshmitarë.

“Më kujtohet deklarata e tij kur tha se njeriu martohet me 2 dëshmitarë, por nuk merret shtetësia me 3. E para e punës ka tendencë manipulative. Ligji që ne e kemi propozuar në Kuvend, nuk thotë se çdo shtetësi merret me 3 dëshmitarë. 3 dëshmitarët janë paraparë te kategoria e qytetarëve të cilët shtetësinë duhej ta merrnin me automatizëm që nga viti 1991”, tha Sela, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për qytetarët të cilët kanë jetuar në Jugosllavi dhe të cilët gjatë vitit 1991 me automatizëm janë furnizuar edhe me shtetësi të Maqedonisë.

“Ashtu siç e ka marrë me automatizëm edhe Zaevi shtetësinë gjatë 1991”, tha Sela.

Ai e ka quajtur gafë deklaratën e Zaevit ku krahason martesën me shtetësinë, sepse thotë, se “nëse një qytetar heq dorë nga shtetësia, nuk mbahet proces gjyqësor, ndërkaq për divorcet mbahet proces gjyqësor”./TV21

MARKETING I PAGUAR POLITIK