Qyteti i Shkupit nesër organizon shëtitje panoramike falas, ja ku duhet të paraqiteni

TË FUNDIT

Me rastin e përvjetorit të tërmetit katastrofik që goditi Shkupin në vitin 1963, Qyteti i Shkupit organizon një tur panoramik falas për qytetarët.

Me autobus panoramik dhe nën shoqërimin e një udhërrëfyesi profesional nga Shoqata e Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë të Maqedonisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me Shkupin ashtu siç ishte para tërmetit, të dëgjojnë historitë për objektet që u shkatërruan, si dhe të mësojnë më shumë për vendet që dikur formësuan pamjen dhe shpirtin e qytetit.

Nisja do të bëhet të shtunën, në ora 10:00, nga Porta “Maqedonia”.

Të interesuarit mund të paraqiten në numrin e telefonit: +389 71 250 419.

Përmes kësaj nisme synohet të ruhet kujtesa për historinë e Shkupit dhe ajo t’u përcillet brezave të ardhshëm.