Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Pas votimit të amendamenteve, projektligji mori 88 vota për.

Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.