Çështja Ronaldo prej ditësh ka pushtuar mediat me yllin portugez që pati një përplasje me trajnerin Jorge Jesus që e shtyu 41 vjeçarin që të largohet nga grumbullimi i kombëtares portugeze në mes të fushatës së ndeshjeve të Nations League.
Një çështje që u diskutua shumë gjatë gjithë këtyre ditëve sa në median luzitane u tha se Ronaldo do të largohet nga kombëtarja përsa kohë në stol do të jetë Jorge Jesus. Cristiano Ronaldo ashtu siç kishte paralajmëruar, theu heshtjen dhe përmes një letre të gjatë shpjegoi gjithçka duke theksuar se Jorge Jesus nuk e mbajti fjalën duke kërkuar ndjesë edhe për largimin e tij nga grumbullimi.
“Jorge Jesus nuk e mbajti fjalën e dhënë. Kërkoj ndjesë që u largova dhe do të pranoj pasojat që vijnë pas gjestit tim dhe jam gati të kthehem në dispozicion të skuadrës pas skualifiklimit. Nëse do të jem në formë fizikisht, do të luaj ende me skuadrën time duke shpresuar të shënoj ndonjë gol. Pasi të kem shlyer skualifikimin që do të më jepët do të jem në dispozicion siç kam qenë deri më sot, të luaj dhe të fitoj për kombëtaren tonë. Kjo është, besomëni e vërteta e pastër. Pjesën tjetër e dinë të gjithë. Dola në nxemje për 30 minuta ndaj Norvegjisë, pashë që po kalonin minuta dhe trajneri nuk më thirri për të luajtur. Trajneri nuk e mbajti fjalën e dhënë-theksonte ndër të tjerat Cristiano Ronaldo në letrën e tij-Federata duhet të bëjë vlerësimin dhe të ndëshkojë veprimet e mia. Nuk jam një lojtar cfarëdo, jam kapiteni i skuadrës. Kërkova ndjesë, por këto veprime duhet të ndjejnë pasojat”, shkruan Cristian Ronaldo.
Sipas rregullores së Federatës Portugeze nëse një futbollist lë grumbullimin e skuadrës pse nuk paraqitet në stërvitje apo ndeshje të kombëtares pa asnjë justifikim dënohet me 1 deri në 6 muaj pezullim dhe nëse bëhet fjalë për një futbollisti edhe me një gjobë 500-1000 euro.
