Pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në breg nga një mjet lundrues, kanë nisur thirrjet e para për protestë.
Ka qenë Partia Demokratike në Shqipëri, ajo e cila përmes një njoftimi për media, bëri me dije se ditën e enjte, në datën 4 gusht ora 19:00 do të mbahet protesta para Ministrisë së Brendshme.
PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Ndërkohë që thirrja për protestë është shpërndarë edhe nga përfaqësues të shoqërive civile.
