Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar nëntë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 260 persona të dyshimtë ose të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Numër i madh i pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interne ka pasur pesë pranime. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime të reja të pacentëve, po aq edhe në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar tetë pacientë të shëruar.
Në këtë moment në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën po trajtohen 22 pacientë, në Klinikën për neurologji 28 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 16 pacientë me simptome të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 85 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërinjve tek fëmijët Kozle ka 30, ndërsa në KOGJ tre pacientë.
Numri i pritjeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas çlajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen dhe vende tjera shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.
