Elvisi Pupa u eliminua sonte nga “Big Brother VIP 2”, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri si konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm pak javë më parë. Rikthimi në ekran i artistit që tashmë jeton me familjen në Australi, u mirëprit nga publiku që ka pëlqyer humorit e tij kur ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Në nominim përballë Deamishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.
