Ndërmarrjet ia hedhin fajin njëra-tjetrës, rruga e Dardhishtës në Kërçovë, prej tre vitesh e shkatërruar

Must Read

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur,...
- Advertisement -

Prej 3 vitesh e gërryer dhe e pa riparuar.

Kjo është gjendja e rrugës lokale të Qendrës rekreative Krushinë apo Dardhishtë e cila të çon edhe në fshatin Knezhinë të Kërçovës.

- Advertisement -

Kjo rrugë është shumë e frekuentuar nga kërçovarët të cilët bëjnë sporte të ndryshme, por edhe familje të cilat dalin për piknik. Por prej 3 vitesh një pjesë e kësaj rruge është gërryer dhe është lënë ashtu. Kjo vështirëson lëvizjen e automjeteve sepse janë formuar gropa të mëdha dhe të pa kalueshme.

Jo vetëm kaq, pak më poshtë është hapur një gropë  e madhe gjatë ndërtimit të rrugës, kjo pamje tregon edhe rrezikun që kanë shoferët në rast rrëshqitjesh në kohë me shi. Kjo gropë e hapur rreth rrugës nuk ka asnjë shenjë për paralajmërim rreziku.

- Advertisement -

 “Kjo rrugë ka tre vjet që është prishur nga ndërmarrja e cila është duke ndërtuar autostradën Kërçovë –Ohër ndërsa ende nuk është rregulluar. Kjo rrugë lidh vendin rekreativ Krushinë por edhe fshatin Knezhinë, banorët ankohen se rruga vështirë kalohet me vetura dhe presin sa më shpejt të gjendet zgjidhje për këtë rrugë.” – Salije Sadiku, Gazetare.

Angel Nastov mbikëqyrës kryesor i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër tha se problemi qëndron tek Ndërmarrja Pyjet e Maqedonisë. Ata kanë dalë në terren për të evidentuar situatën por ende nuk u kanë dhënë leje për të vazhduar punën në atë pjesë. Ai shpreson se së shpejti të fillojnë me punë për të sanuar atë pjesë të rrugës por edhe për të vazhduar punimet e lëna në gjysmë.

- Advertisement -

 “Bisedojmë me inspektoratin për pyje, bisedojmë me Ministrinë për transport dhe lidhje, me investitorin që të lejohet që të mund të punojmë. Megjithatë ja ka probleme nuk e lejojnë firmën “Granit” inspektorët e pyjeve të fillojë me punë” – thotë Angell Nastov – Mbikqyrës kryesor i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër.

Për këtë rrugë TV 21 kontaktoi edhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve por nga atje na thanë se për këtë duhet të kontaktojmë Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. Nga kjo e fundit nuk u përgjigjën në pyetjen tonë duke na informuar se zëdhënësi i ndërmarrjes publike ka shkuar me pushime.

Nga Kompania “Granit” e cila ka tenderin për ndërtimin e rrugës, thanë se në fund të muajit do t’i fillojnë punimet për këtë rrugë e cila është shumë  e frekuentuar nga kërçovarët dhe e nevojshme për banorët e Knezhinës.

- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë që kemi pasur rritje të...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund të vitit do të tejkalojë...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro...

Bekteshi në Click Plus tregon se sa persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga periudha 15 mars deri në përfundim të gushtit janë larguar nga 12.500...

Ilire Dauti nga ASH: Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -