Mot i ndryshueshëm na pret edhe javën tjetër, shiu ua nxjerr të moshuarve në pah sëmundjet

TË FUNDIT

Shirat e vazhdueshëm kanë lënë puse nëpër sheshin e kryeqytetit. 

“Pjesën e parë të gushtit po e kalojmë me shira të rrëmbyeshëm. Nëse tani moti është me diell, kjo nuk do të thotë që pas një ore nuk do të bjerë shi. Le ti pyesim qytetarët se si po ndikojnë këto ndryshueshme klimatike tek ata” – Gazetare: Almedina Ismajli.

“Nuk kam probleme, por gruaja ime ka probleme të shumta me reumën, samo të fryej era, ose të bjerë shi, i dhëmbin shumë këmbët, unë qesh dhe i them se çfarë të dhemb nuk ke asgjë, ndërsa unë nuk kam probleme ashtu e kam organizmin.” – tha një qytetar.

“Tensioni lart e posht. Vuaj nga tensioni dhe po ndikon.” – tha një qytetare.

“Shumë keq, më dhembin gjunjët, më therr qafa dhe kjo më pengon.” – tha një qytetare.

“Njëjtë të gjithëve, ndikon edhe te të rinjtë edhe te të moshuarit.” – tha një qytetare.

“Ndikon mbi disponimin pak, por nuk dal më shumë qëndroj në shtëpi.” – tha një qytetare.

Nga Enti për punë hidrometeorologjike edhe nga e hëna paralajmërojnë mot të ndryshueshëm.

“Më së shumti pasdite do të ketë shtim të vranësirave, paraditet do të jenë me diell, mot pak më jostabil na pret të mërkurën. Temperaturat maksimale do të lëvizin në interval nga 30 deri 36 gradë, në pjesën më të madhe të vendbanimeve.” – thotë Boris Sekiraski nga nga Enti për punë hidrometeorologjike.

Ndryshimet e menjëherëshme dhe të papritura të temperaturës, tensioni dhe lagështia e ajrit e ngarkojnë organizmin, thonë mjekët. Ndërsa shkencëtarët mendojnë se jetesa bashkëkohore,e cila në pjesën më të madhe të ditës bëhet në ambiente të mbyllura zvogëlon aftësinë e organizmit për tu përshtatur natyrshëm në ndryshimet e kushteve të motit.