Moska përfshihet nga stuhitë e dëborës, në Siberi temperaturat shkojnë deri në -65 gradë

TË FUNDIT

Stuhitë e dëborë kanë përfshirë Moskën, ndërsa në Siberi termometri ka shënuar -56 gradë Celsius në disa pjesë të Siberisë, duke shkaktuar probleme në transportin ajror.

Shërbimi Meteorologjik Rus paralajmëroi se i ftohti do të ndjehet rreth minus 60 gradë në Oymyakon duke pasur parasysh erërat dhe lagështinë.“Në pjesën evropiane të Rusisë, në Urale dhe në territoret e Siberisë, ngricat pritet të intensifikohen në javën e parë të dhjetorit”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Rusisë.Kryeqyteti rus u përfshi nga reshjet më të mëdha të borës të regjistruar, me pjesë të mëdha të Moskës të mbuluara me borë, lartësia e së cilës arriti 35 cm në vetëm një ditë.Në disa nga aeroportet e Moskës ka pasur vonesa për shkak të motit të keq.Temperaturat në dhe rreth Moskës pritet të ulen deri në -20C në fund të kësaj jave./ CNN.gr