Mitsotakis mbështet Vuçiçin, s’ndryshojmë qëndrim për Kosovën, Serbia po i afrohet BE-së

TË FUNDIT

Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës. Kjo është garancia që i ka dhënë presidentit Aleksandër Vuçiç, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së zhvilluar të hënën në Beograd.

Lideri grek, shteti i të cilit është mes 5 vendeve që nuk e njohin pavarësinë, u shpreh i shqetësuar për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.

Mitsotakis, tha se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor për anëtarësimin në BE.

 “Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kj

Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës. Kjo është garancia që i ka dhënë presidentit Aleksandër Vuçiç, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së zhvilluar të hënën në Beograd.

Lideri grek, shteti i të cilit është mes 5 vendeve që nuk e njohin pavarësinë, u shpreh i shqetësuar për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.

Mitsotakis, tha se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor për anëtarësimin në BE.

 “Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmojë për të garantuar stabilitetin në rajon. Ne po i shohim me ankth ngjarjet e muajve të fundit. Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE.”

Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ky do të jetë viti I përparimit të madh në lidhjet Serbi-Greqi”.

o do të ndihmojë për të garantuar stabilitetin në rajon. Ne po i shohim me ankth ngjarjet e muajve të fundit. Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE.”