Mexhiti e Osmani në ditën e fundit të fushatës! Prezantuan projektet për zhvillimin e Çairit, me vizione konkrete për komunën

TË FUNDIT

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti dhe ai i AKI-së Bujar Osmani, e përmbyllën duke prezantuat vizionin dhe projektet për zhvillimin e komunës.

Mexhiti tha se Çairi po modernizohet me standarde të reja urbane, gjersa theksoi se po realizojnë rrugë të reja, ndriçim, kanalizime dhe trotuare të sigurta. Përmendi edhe zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” dhe “Mit’hat Frashëri”.

Po ndërtojmë shkollën e re për fëmijët me nevoja të veçanta dhe qendrën ditore edhe ti je i rëndësishëm për integrimin dhe përkujdesin e tyre. Do të adaptojmë hapësirat publike me rampa, ndriçim dhe sinjalistikë universale që çdo qytetarë të ndjehet i lirë dhe i barbarët. Në qendër të këtij vizioni arsimor është kampusi i Universitetit “Nënë Tereza”, një investim historik prej 40 milion euro që do të shndërrojë Çairin në qendër të arsimit të lartë në vend”, tha Izet Mexhiti, kandidat i VLEN-it për kryetar komune në Çair.

Kandidati i AKI-së Osmani tha se në 100 ditët e para Çairi do e bëjnë komunën më të pastër në Qytetin e Shkupit, teksa shtoi se pas zgjedhjeve në Çair do të ndodhin një tërmet ndryshimesh. Osmani kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe premtoi që zëri i tyre do të dëgjohet.

“Në 100 ditët e para do të bëjmë rishikimin e plotë të ndërtesave pa leje, dhe premtoj që asnjë centimetër nuk do të ndërtohet më në Çair duke mbrojtur qytetarët të cilët kanë qenë pjesë e manipulimit. Pas 19 tetorit Çairit do t’i ndodhë një tërmet ndryshimesh që ju i kërkoni çdo ditë dhe këto nuk janë premtime për një të ardhme të largët, këto janë angazhime konkrete që i marr përsipër nëse ma jepni besimin tuaj”, pohoi Bujar Osmani, kandidat i AKI-së për kryetar komune në Çair.

Gara në Çair shihet si një ndër më të ashprat për dy kampet shqiptare, VLEN dhe AKI, ku po masin forcat dy ish-bashkëpartiakët e dikurshëm në BDI.