Mbi 500 policë janë angazhuar dje për të shuar zjarret

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë angazhuar mbi 500 policë për të shuar zjarret në vend.

“Janë angazhuar 501 policë, janë realizuar 197 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 144 vetura. Natë e ditë në terren janë edhe pjesëtarët e të gjitha njësiteve policore, të cilët po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Nga atje kanë apeluar që në mënyrë të rreptë të respektohet ndalesa për lëvizje në rajonet malore, qytetarët maksimalisht t’u përmbahen ndezjeve të zjarrit, mbetjeve dhe kallamishteve. Të mos hidhen cigare të ndezura dhe shishe të qelqta të cilat pas ekspozimit të gjatë në diell, mund të marrin flakë.