Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski është mysafir në “Click Plus” në TV21.
Duke folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, ka njoftuar se partia nga ku vjen ai, kandidatët për kryetarë të komunave do t’i zgjedh sipas realizimit të premtimeve të dhënat zgjedhjet lokale të kaluara.
Ndërkaq ka bërë të ditur, se në zgjedhjet e fundit lokale, kjo parti ka premtuar 17 mijë projekte. Në bazë të realizimit të tyre, do të filtrohen kandidatët, ka bërë të ditur Nikollovski.
“LSDM-ja është favorit në zgjedhjet lokale që vijojnë. Vendoset sistem të meritës, nëpërmjet të cilit e ndjekim punën e kryetarëve, i motivojmë, kërkojmë të respektojnë, kërkojmë respektim të kodit të sjelljes, dhe në nivel të Qeverisë, gjithmonë kur Kodi shkelet, reagojmë. Kështu edhe në kuadër të partisë e ndërtojmë atë sistem, e masim nxënësin e kryetarit, realizimin e premtimeve. 17 mijë projekte kemi premtuar në zgjedhjet lokale, kështu që pas kongresit procedura do të jetë e hapur dhe këtu do të filtrohen kandidatët më të mirë për kryetarë”, tha Nikollovski.
Ka bërë të ditur, se do të ketë anketa për çdo komunë, kjo me qëllim që të mësohet se cili është kandidati më i mirë në secilën komunë.
