Kryetari i qyteti të Kievit, Vitaly Klitschko përmes një video ka falënderuar të gjitha vendet që po ndihmojnë Ukrainën pas agresionit rus, përcjell TV21. Ai thotë se kanë marrë shumë ndihma, ndërkaq thekson se Ukraina ka nevojë edhe më tej për ndihma.
“E gjithë kjo mbështetje erdhi nga ju, miq dhe partnerë, partnerë ndërkombëtarë. Faleminderit shumë. Po marrim pako, po marrim ushqime, ilaçe. Ndihem mrekullueshëm. Faleminderit, gjithsesi kurrë nuk është mjaftueshëm”, thotë Klitschko.
