Irani ka arritur marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Saed Hatibzade një ditë pasi Uashingtoni mohoi se është arritur marrëveshje.
“E padëgjuar, SHBA-ja e mohon faktin e thjeshtë se është arritur marrëveshje për çështjen e të burgosurve”, shkroi Hatibzade në Tuiter.
“Shkëmbimi humanitar u dakordua me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe në Vjenë, veçmas nga JCPOA (Plani i përbashkët i përgjithshëm për veprim) dhe përfshin lirimin e 10 të burgosurve nga të gjitha anët. Irani është gati ta përmbushë atë sot”, shtoi Hatibzade.
SHBA-ja dje e akuzoi Teheranin se është fajtor për qorrsokakun në negociatat bërthamore dhe mohuan se është arritur marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve.
Negociatori i përgjithshëm Iranian për çështje bërthamore, Abas Araki, dje në Tuiter shkroi se SHBA-ja dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë ta lidhin shkëmbimin humanitar me negociatat për çështje bërthamore.
