Dy shtetas turq nën hetim për zhvatje në Gostivar

TË FUNDIT

Është ngritur kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se përmes kërcënimeve, kanë detyruar dy banorë të Gostivarit të kryejnë veprime financiare në dëm të tyre, njoftoi mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike – Gostivar ka paraqitur kallëzim penal ndaj T.D. (55) dhe Z.D. (54) nga Turqia, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “zhvatje”. Të dyshuarit, në vazhdimësi, nga viti 2019 deri në vitin 2026, përmes kërcënimeve kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë ar të përpunuar me peshë totale prej 43 kilogramësh e 800 gramësh. Ata, në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare, ia kanë llogaritur vlerën arit si lëndë të parë të shkrirë dhe jo si produkte të përpunuara, të cilat kanë vlerë dukshëm më të lartë në treg Gjithashtu, të dyshuarit, përmes shantazheve dhe mesazheve kërcënuese drejtuar djalit dhe familjes së tij, gjatë shkurtit të vitit 2025 e kanë detyruar 66-vjeçarin të nënshkruajë një parakontratë për shitblerjen e një prone të paluajtshme, përmbajtja e së cilës nuk i është lexuar te noteri në Gostivar”, sqaruan nga MPB-ja.