Arsenal gati të ofrojë 100 milionë euro për Kenan Yildiz?

TË FUNDIT

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e dëshiron në skuadrën e tij mesfushorin e Juventusit, Kenan Yildiz, ka raportuar gazetari Sasha Tavolieri në rrjetin social X.

Sipas Tavolierit, “Topçinjtë” planifikojnë të bëjnë një ofertë për 21-vjeçarin turk gjatë ditëve në vijim. Oferta mund të jetë në vlerën e rreth 100 milionë eurove.

Sezonin e kaluar, Yildiz zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 10 asistime.

Arsenali në sezonin e ri do ta mbrojë titullin e kampionit në Premier League dhe do të synojë trofeun e Ligës së Kampionëve. Sezonin e kaluar, londinezët humbën në finale ndaj PSG-së.