Incidenti në Tiranë, dhjetëra tifozë kthehen drejt vendeve të tyre

TË FUNDIT

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 70 prej tifozëve të huaj të cilët shkaktuan trazira dhe incidente mbrëmjen e së martës në Tiranë, janë nisur nga porti i Durrësit drejt vendeve të tyre.

Pas përplasjeve, policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë bërë shoqërimin e tifozëve për në portin më të madh në vend. Prej aty, ata kanë udhëtuar drejt shteteve të tyre.

Mbrëmjen e djeshme u shënuan përleshjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e policisë.

Nga incidentet e shkaktuara, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur tre shtetas italianë dhe një holandez.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.