Lajmi i rremë për ujin në Shkup shkaktoi panik, MPB nis hetimet për përhapjen e dezinformimit

TË FUNDIT

Publikime të tilla në rrjetet sociale dhe porosi në grupet e mbyllura të aplikacioneve të komunikimit janë bërë shkas për ndërmarrje të masave nga policia.

Polemika për ujin e kontaminuar të ujësjellësit të Shkupit ka ngritur panik në kryeqytet dhe për këtë arsye Ministria brendshme i trajton si dezinformata.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME:

-Sektori për krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse, profilet e individëve po përcaktohen dhe ata po ftohen për një bisedë informative. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, ne do ta informojmë publikun në përputhje me rrethanat.

MPB duhet sa më shpejtë të zbuloj porositësit, krijuesit dhe promovuesit e kësaj gënjeshtre që ka mbjellë mosbesim e frikë tek qytetarët e Shkupit, tha edhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Andon Çibishev. Toksikologu e vlerëson se një gjë e tillë po të jetë e vërtetë do të thotë një problem i madh për shtetin dhe një kolaps të mundshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor.

“Nuk e di nëse ato mendje të sëmura e dinë se çfarë do të thotë një kontaminim i tillë. Edhe pse bakteri Escherichia coli nuk shkakton simptoma dhe sëmundje tek të gjithë dhe në të gjitha rastet, mjafton që vetëm 10% e banorëve të Shkupit të zhvillojnë një pamje të inflamacionit të zorrëve, që do të thotë se brenda një ose dy ditësh do të ketë mbi 50,000 pacientë”, tha Çibishev.

Pasi që dje në mëngjes u përhapën mesazhe në rrjetet sociale se uji në Shkup është me bakterin Escherichia coli, kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski doli në konferencë urgjente për media, ku dematoi, madje para kamerave edhe piu ujë nga çezma.

Si NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” po ashtu edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kumtuan zyrtarisht se uji në kryeqytet është i pijshëm.