Gabim në sistem apo jo-koordinim! Qytetarët “shëtitin” nëpër qytetet tjera për vaksinim

TË FUNDIT

Gabim në sistemin për vaksinim apo jo-koordinim mes institucioneve shëndetësore dhe ministrisë kompetente. Edhe pse nga Ministria e shëndetësisë sot dolën me kumtesë se qytetarët do të vaksinohen në vendin e jetesës dhe se nuk ka nevojë që të shëtitën nëpër qytetet tjera, megjithatë shkresë e tillë nuk ka arritur deri te adresa e vërtetë. Nga atje thonë se qytetarët që dje kanë marrë njoftim me sms porosi për vaksinimin kundër Kovid-19 në qytete tjera, këtë do të mund ta bëjnë në vendin ku jetojnë, duke shtuar se nuk është e nevojshme që përsëri të paraqiten në ueb faqen për vaksinim, e as te mjeku amë, mjafton që të shkojnë në punkt për vaksinim dhe të tregojnë sms porosinë që e kanë marrë.

“Ekipe mobile është e mundshme dhe tashmë pjesërisht funksionojnë te pacientët e palëvizshëm dhe te ata që janë të akomoduar nëpër shtëpitë për pleq. Edhe këtu në fund të ditëve të punës vaksinohet të gjithë Shtëpitë për akomodimin e personave të moshuar,” pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Spitalit të qytetit në Gjevgjeli, Mitko Kërxhev, thotë që shkrim të tillë nga Ministria ende nuk ka arritur deri te ai.

“Zyrtarisht kumtesë ende nuk kemi marrë. Duhet të na lajmërohen për shkak se ne morëm sasi të kufizuar të vaksinave për njerëzit që kanë caktuar termin te ne për këto 5-6 ditë. Supozoj se tani do të na lajmërohen në mënyrë shtesë për të gjithë ata që kanë caktuar, që të vazhdojë vaksinimi këtu, që është edhe e logjikshme në një farë mënyre, d.m.th. do të duhet të ristrukturohemi”, tha Mitko Krxhev, drejtor i spitalit në Gjevgjeli.

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u paraqitën pohime nga persona të cilët thonin se kanë marrë njoftim për vaksinim në qytet tjetër. Por, nga Ministria e shëndetësisë thonë se sipas analizës së sistemit “Termini im” qytetarët gjatë caktimit për vaksinim vetë kanë gabuar gjatë zgjedhjes së lokacionit se ku duan të vaksinohen. Nga atje apelojnë deri te qytetarët të respektojnë terminin për vaksinim, me qëllim që të mos krijohet kaos në punktet për vaksinim. Procesi i vaksinimit momentalisht po realizohet në Shkup, Kumanovë, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Manastir, ndërsa punkte vaksinale ka edhe në Institucionet shëndetësore në Strumicë, Prilep, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Veles, Koçan, Dibër dhe Gjevgjeli. Gjatë ditës së djeshme nga 9000 qytetarë që kanë marrë termin për vaksinimi, vetëm gjysma e tyre janë paraqitur për tu vaksinuar. Deri më tani kundër Kovid-19 janë vaksinuar 61 603 persona, ndërsa 218 577 persona janë paraqitur për vaksinim.