Dy fëmijë 12 dhe 13 vjet kanë marrë lëndime të rënda pasi i ka përplasur një automjet

TË FUNDIT

Në udhëkryqin në bulevardin “Aradhët partizane” dhe rrugën “Amints Treti” në Shkup dje në orën 22 një automjet “Glof me targa të Shkupit i drejtuar nga M.H (19) ka përplasur dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç, kurse 12 vjeçarit i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Pas aksidentit, siç kumtoi MPB fëmijët janë dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Tereza”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup. Punohet në zbardhjen e rastit.