Disa pjesë të Shkupit nuk do të kenë ujë dhe rrymë elektrike

TË FUNDIT

Për shkak të ndërrimit të valvulës, pa ujë nga ora 10.00 do të jenë konsumatorët e fshatrave Matkë, Shishovë, Gllumovë dhe Arnaki.

Ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë deri në përfundimin e punëve, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.

Ndërkaq, nga EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e disa rrugëve në komunat Gazi Babë dhe Aerodrom.

Në periudhën nga ora 08 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Dimçe Milloshevski” dhe rr, “Pero Nakov” (Meser-Vardar, Interplast, Elmond-elektro dhe objektet në afërsi të tyre), në komunën e Gazi Babës.

Në periudhën e njëjtë pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rr. “Franjo Kluz” nr. 7 në Komunën e Aerodromit.