Dibra voton për rrethin e dytë të zgjedhjeve! Çfarë presin dibranët nga këto zgjedhje?

TË FUNDIT

Dibranët sot votojnë për rrethin e dytë të zgjidhjeve lokale. Kjo për shkak se në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor u përsërit votimi në një vendvotim.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit. Kryetari i Komisionit në vendvotimin 0544 thotë se gjithçka është zhvilluar pa pengesa dhe se edhe sistemi biometrik kësaj here po funksionon shumë mirë. 

“Në vendvotimin në Dibër 0544/1, votimi ka qenë në nivel shumë të mirë i qetë probleme nuk kemi pasur, votimi vazhdon kemi numër më të madh të votuesve se radhën e kaluar, kështu që procesi është në rregull”, thonë nga KKZ, vendvotimi 0544. 

Disa nga votuesit, pas këtyre zgjedhjeve, presin jetë më të mirë në Dibër, por ka edhe skeptikë se ndonjë gjë do të ndryshojnë.

“Votova gjithçka ishte në rregull, kush të fitojë me atë jam, skam çka bëjë, ishalla vetëm të mira na vijnë”.

“Gjithçka ishte në rregull, votimi shkoi në rregull nuk kishte asnjë pengesë, nga këto zgjedhje si zakonisht asgjë, asgjë, gjithmonë do të shkojë kështu, nuk ka, kot është”.

“Kam votuar para 3 orëve, nuk presim asgjë do të shohim”.

“Presim më të mirën, le të fitoj kush është më i miri. Kemi nevojë për pastërti të mirë ta rregullojnë punën e deponisë, liqenin ta rregullojnë edhe ujësjellësin ta rregullojnë të bëjnë një rezervuar të dytë”.

Komuna e Dibrës është e vetmja komunë në vend në të cilën po votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Dibra gjithsej ka 19.211 votues.