Çulevi pjesëmarrës në Forumin onlajn rajonal të ministrave të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë

TË FUNDIT

Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, nëpërmjet aplikacionit vebeks, mori pjesë në takimin e Forumit rajonal të ministrave të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë së Nismës rajonale për migracion, azil dhe refugjatë (MARRI), i organizuar në kuadër të kryesimit të Kosovës.

Në paraqitjen e tij, ministri Çulev iu referua pandemisë Kovid-19 dhe sfidave që lidhen me të me të cilat përballen zyrtarët policor në punën e tyre të përditshme, si dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të paligjshëm.

Ndërsa, siç kumtoi MPB-ja, ai shprehu mirënjohje për MARRI dhe partnerët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e madh që ata tregojnë çdo ditë drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në Forum, Republika e Kosovës i dorëzoi Malit të Zi, zyrtarisht kryesinë e MARRI dhe u miratua “Deklarata e Prishtinws”, e cila, ndër të tjera, inkurajon ministrat e Punëve të Jashtme të pjesëmarrësve të MARRI të avokojnë për krijimin e MARRI-t si agjenci kryesore për migracionin në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesën e MPB-së. /MIA