Çulev-Derkoski: Faktorët politik të udhëheqin fushatë korrekte dhe demokratike, qytetarët të paraqesin parregullsi zgjedhore

TË FUNDIT

Faktorët politik t’i respektojnë ligjet, të udhëheqin fushatë  korrekte dhe demokratike, ndërsa qytetarët  te Ministria e Punëve të Brendshme të paraqesin  çdo aktivitet që ka lidhje me shkeljen  e të drejtës së votimit ose çdo parregullsi. Të kemi kujdes të gjithë  në këtë cikël zgjedhor se si sillemi,  të sigurojmë  proces  transparent,  korrekt dhe demokratik në zgjedhjet e 10-ta parlamentare të cilat dallohen  nga ato paraprake,  sepse vendi përballet me pandeminë e Kovid-19.

Kjo është porosia  nga konferenca e sotme e përbashkët për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski, të cilët theksuan se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë  dhe do të zhvillohet në nivel të lartë.

Прес-конференција на минстерот за внатрешни работи Наќе Чулев и претсеателот на ДИК Оливер Деркоски

Прес-конференција на минстерот за внатрешни работи Наќе Чулев и претсеателот на ДИК Оливер Деркоски

Gepostet von TV21 am Montag, 29. Juni 2020

Roli i MPB-së në procesin zgjedhor është i qartë, potencon Çulev, dhe ajo është mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë procesit zgjedhor,  siguri maksimale e qytetarëve,  mundësimi i shprehjes së lirë  e të drejtës së votës dhe  mungesa e  çdo lloj tolerance ndaj autorëve të  veprave penale ose shkelje  dhe zbulimi i tyre në kohë dhe parandalimi  të kryejnë  vepra penale  ose shkelje të kahëzuara ndaj procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet duhet të kalojnë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike. Ne jemi fuqishëm të vendosur se kur rregullshmëria dhe ligjdhënia e procesit zgjedhor janë në pyetje, aspak nuk ka dilema dhe këto zgjedhje duhet të jenë të pastërta si kristali”, theksoi ministri Çulev.

Çulev dhe Derkoski promovuan video dhe materialin e shtypur për procesin zgjedhor, me çka, siç thanë, dërgojnë porosi se nuk ka hapësirë  dhe tolerancë  për ryshfet zgjedhor dhe se MPB në mënyrë adekuate  do t’i sanksionojë  të gjitha aktivitetet  ndaj  çfarëdo lloj forme të presionit, frikës dhe ryshfetit të qytetarëve.

“Rruga evropiane në të cilën gjendet  shteti ynë,  integrimi i vendit tonë  në familjen evropiane direkt është kushtëzuar nga  rregullshmëria  e këtyre zgjedhjeve. Por,  nga rregullshmëria e tyre varet edhe legjitimiteti dhe kredibiliteti i qeverisë së ardhshme. Asnjë qëllim nuk është  më i rëndësishëm nga fakti  që  para se gjithash qytetarët meritojnë  zgjedhje të sigurta dhe demokratike”; tha Çulev.

MPB, potencon ai,  i ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet me të cilat e garanton  sigurinë e zgjedhjeve.

Informon se tashmë është formuar Shtabi zgjedhor republikan me të cilin udhëheq  drejtori i Byrosë për Siguri Publike, ndërsa në fazë  janë trajnimet e nëpunësve policor për veprim përkatës në bashkëpunim me OSBE-në.

Për Derkoskin këto zgjedhje të 10-ta jubilare janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse, siç tha, janë çelësi për inkuadrimin tonë në derën evropiane.

Ai theksoi se duhet të bëhet kujdes  me mbrojtjen e të drejtës së votimit,  por për shkak të Kovid-19 duhet të kemi kujdes  edhe në shëndetin e  organeve zgjedhore dhe shëndetin e qytetarëve  të cilët do ta japin votën e tyre.

“Qytetarët të ndjehen të sigurt, të dalin dhe të votojnë në ditën e zgjedhjeve, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme në këto zgjedhje të sigurojmë  legjitimitet për pushtetin e ardhshëm,  cilado që të jetë, duhet të fitojë më i miri në këto zgjedhje, me jehonë të mirë, qytetarët të vendosin më 15 korrik, bëri thirrje në konferencën për shtyp drejtori i KSHZ-së, Derkoski./MIA