Covid-19 pengesë për ardhjen e mërgimtarëve! “Nuk jemi budallenjë të vijmë dhe të qëndrojmë 2 javë në izolim”

TË FUNDIT

Pjesa më e madhe e republikanëve në Senatin amerikan, janë kundër impiçmentit të Trampit

Shumica e republikanëve në Senatin amerikan, janë kundër impiçmentit të Donald Trampit. Edhe krahas asaj se shumica e senatorëve...

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona që t’i lehtësojë udhëtimet ndërkombëtare për qytetarët e...

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni...

Ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit

Komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Prilep...

Mot me vranësira dhe i ftohtë, në disa vende me të reshura të dobëta të borës

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë me erë të matur deri të përforcuar, ndërsa...

Prej nesër hapen të gjitha vendkalimet kufitare, mirëpo në fuqi mbeten masat për test PCR dhe izolim shtëpiak.

Kjo verë nuk do të jetë me atmosferën në të cilën jemi mësuar.

Gjendja e pandemisë siç duket do të jetë pengesë për ardhjen e mërgimtarëve.

TV21 kontaktoi disa qytetarë tanë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, për t’i pyetur se a do të vijnë këtë verë në vendlindje edhe për kundër situatës me Covid-19.

Ata thanë se mezi kanë pritur verën dhe malli është i madh, por nuk pajtohen me kushtet në MV, ku duhet të tregojnë test PCR dhe të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

“Sado kudo ka qenë ajo shpresa që do të takohemi me familjarët tanë, pastaj malli që është grumbulluar nga kriza e Covid-19, mendonim që këtë vit do të çmallemi së paku në këto muajt e verës, qershor, korrik. Kjo me test dhe izolim, askush nuk është budalla që të vijë dhe të qëndroj i në shtëpi i mbyllur, më mirë po qëndrojmë këtu ku nuk jemi të mbyllur,” tha Kadri Ismajli, Zvicër.

Edhe Jasmina e cila familjen e ka në Gostivar, dyshon se do të vijë për pushime, sepse siç thotë ka tre javë pushim, e dy javë duhet t’i kalojë e mbyllur.

“Nuk besoj tani që do të shkojmë në Maqedoni, duhet të informohemi mirë se kam vetëm tre javë pushim dhe nuk mundem 14 ditë të qëndroj në karantinë. Nuk kam kohë për një javë nuk mund të vish ta shohësh familjen, nuk na konvenon, serish duhet të informohemi mirë dhe nëse e heqin karantinën mundemi të vijmë edhe ne, për testin nuk është problem por puna e karantinës është më shumë,” tha Jasmina Berzati, Itali.

Kjo situatë ka dëshpëruar edhe Lirimin që është mësuar që shpesh të vij për vizitë në Shkup.

“Ne të vijmë atje, t’i humbim 14 ditë, ditët me të numëruar që i kemi, është… nuk e di si ta quaj, me të vërtetë e pakapshme. Pse të vijë atëherë? A kështu malli është shumë i madh edhe punë kemi por nuk e di,” tha Lirim Alija, Itali.

Ndryshe në Maqedoninë e Veriut vendin tonë mund të hyni vetëm nëse tregoni test PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë, e pastaj do të duhet të qëndroni për dy javë në vetizolim. Nëse nuk keni test do të shkoni në karantinë shtetërore të domosdoshme.

Ende nuk dihet se kur do të hiqen këto masa për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

TË NGJAJSHME