Makhachev zbulon arsyen e sulmit ndaj Merab Dvalishvilit, ja pse Usman Nurmagomedov u përplas me të!

TË FUNDIT

Islam Makhachev ka dalë në mbrojtje të Usman Nurmagomedovit, duke treguar arsyen që, sipas tij, qëndron pas sulmit ndaj Merab Dvalishvilit në Abu Dhabi.

Pamjet e incidentit u publikuan të mërkurën, ku Nurmagomedov dhe disa persona të tjerë iu vërsulën Dvalishvilit në hollin e hotelit Hilton Abu Dhabi Yas Island, ndërsa ai po jepte një intervistë para një aktiviteti në mundje të lirë.

Makhachev pretendon se sulmi ishte hakmarrje për një incident të mëparshëm në Gjeorgji, ku Merab kishte goditur mundësin dagestanas Akhmed Gadzhimagomedov.

Në një reagim në Instagram, Makhachev tha se Dvalishvili e kishte nisur konfliktin duke goditur mysafirin dhe duke fyer nënën e tij.

Nga ana tjetër, Merab kishte deklaruar se Gadzhimagomedov e kishte kapur për qafe dhe i kishte bërtitur në gjuhën ruse, para se ai ta godiste.

Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në botën e MMA-së. Disa sportistë kanë dënuar sulmin, ndërsa krijuesja e përmbajtjeve të UFC-së, Nina Drama, ka kërkuar që Nurmagomedov dhe personat e përfshirë të përjashtohen nga aktivitetet e UFC-së.

Ndërkohë, gazetari i MMA-së, Ariel Helwani, raportoi se personat e përfshirë në përleshje janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.