Austria planifikon të vendos masa të rrepta në aeroportet dhe kufijtë gjatë Festave të fundvitit, të cilat kanë të bëjnë për udhëtime në vende me rrezik të lartë, shkruan “Kronen cajtung”, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Masat do të jenë për udhëtarët nga vendet e shënuara si zona të rrezikshme, veçanërisht nga Ballkani dhe Turqia, por edhe nga Italia dhe Gjermania.
Secili që do të vendos të udhëtojë në zona të rrezikshme edhe krahas paralajmërimeve, do të duhet të kalojë 10 ditë në karantinë pas kthimit në Austri.
Sipas gazetës austriake, masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar dhe do të vlejnë për të gjitha vendet të cilat kanë shkallë shtatë ditore sipas numrit të pacientëve më të madh se 100 në 100.000 banorë.
Tani për tani nuk dihet se kur masat do të hyjnë në fuqi, por gazeta përkujton se miliona krishterë e festojnë Krishtlindjen më 7 janar dhe se qëllimi kryesor për vendosjen e rregullave të reja më të ashpra në kufijtë është që të pengohet shpërthimi i valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.
